Lexoni edhe:
Ambasadori i ri amerikan, për dinamikë në dialog me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Qytetarët me të drejtë e shtrojnë pyetjen pse nuk po veprojnë urgjentisht organet e hetuesisë në një rast të tillë, për ta zbardhur të vërteten e plotë, lidhjes së Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me kompaninë e tyre kriminale, me mafien e ndërtimeve, për të mos lejuar që të shpërdorohet paraja e vjedhur e taksapaguesve të shtetit të Kosovës, në këtë rast të Komunës së Prishtinës nga një matrapaz i kriminalizuar për plot 7 vite, gati 8 vjet në krye të Prishtinës, duke bërë lidhje të forta e përfituar shuma qindra milionëshe me krimin e organizuar dhe me mafio-oligarkët e inkriminuar të nëntokës kriminale të ndërtimit të Prishtinës e sidomos me shitjen e lejeve të ndërtimit për 8 vite rresht.
Shpend Ahmeti si njeri me ndikim që ishte në LVV më parë, dhe me grupin e tyre kur menduan se tani janë të fortit e asaj partie, nuk u kënaqen në atë parti, dhe u ndan nga vetëm për shkaqe dhe arsye të tyre personale, me qëllim të përfitimit kriminal nga të qenunit në pushtet, prandaj menduan në krijimin e partisë së tyre si PSD, dhe mbas një periudhe të shkurtë kohore, duke qenë në qeverisje të Prishtinës, në të njëjtat poste që i kishin me VV-në, filluan seriozisht të abuzojnë me pushtetin me qëllim për pasurimin e tyre pa zgjedhje mjete e metoda, edhe me korrupsion.
Këto dukuri i vërejti populli, prandaj në zgjedhjet qendrore pësuan debakël duke mbetur pa asnjë deputet të fituar e ku në mesin e tyre ishte edhe vetë Shpend Ahmeti. Ajo parti filloj të zhbëhet dhe ta humbë vlerën si e tillë, mirëpo shpend Ahmeti nga përvoja kaluar në postin e kryetarit të komunës që kishte deri në atë kohë e kishte arrit kulmin e njohjeve të rrënjëve të krimit. Me atë përvojë tani kontribuoj që të pasurohet në mënyra të ndryshme dhe duke u lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku në krye të qytetit të Prishtinës ishte ai njëshi, prandaj ai i arriti qëllimet e tija në pasurimin e tij marramendës edhe me disa të tjerë si Dardan Sejdiun me grupin rreth tyre.
Me përvojën e tij si kryetar nga mandatin e parë në krye të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e nuhati mos suksesin në zgjedhjet parlamentare duke e kuptuar se nuk ka më mundësi të vazhdon në politikë, sepse është i pa dëshiruar nga populli dhe nuk ka perspektivë, prandaj e filloi projektin tjetër, atë të pasurimit sa të jetë në pushtet, duke e kopjuar sistemin e lidhjes me korrupsionin që e kishte përsosur në Tiranë krye bashkiaku i Tiranës Erion Velia. Edhe ai kishte ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje ndërtimi, kurse 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro. Edhe te veprimet e Shpend Ahmetit po ndodhë modeli i ngjashëm Erion Velijajt, i lidhjes me krimin e organizuar, për pastrim të parave të pista në fushën e ndërtimit edhe në qeverisjen me Prishtinën në këto dy mandate.
Kosova ka nevojë urgjente për punësim, zbrazja po troket në derë!Lexoni edhe:
Në këtë situate të krijuar edhe pasi filloj Gjykata Special punën e tij në Hagë, edhe opinioni e ka përqendruar vëmendjen në atë gjyq, sikur po vazhdojnë të heshtin të gjithë mekanizmat e sundimit të ligjit në Kosovë përballë krimit, edhe në rastin e Prishtinës dhe mega krimit në fushën e ndërtimit, sepse edhe nëpër ato institucione ka depërtuar krimi, prandaj edhe po heshtet dhe nuk ka veprime kundër luftës kundër korrupsionit në këtë vend, krim që ka vërshuar të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit, e sidomos industrinë e ndërtimit që ka marr hov të madh dhe po del krejtësisht jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një hallkë të sigurtë të pastrimit të parave të krimit të organizuar.
Në këtë mega skandal prinë komuna e Prishtinës, ku krimi i organizuar, përmes Shpend Ahmetit dhe Dardan Sajdiut, e kanë gjetur një lidhje të sigurtë të partneritetit për shpëlarje të parave, të pista të fituara në bashkëveprim me nëntokën kriminale. Për këtë lloj krimi llogaritet e thuhet nga njerëz të mirë informuar për këto zhvillime se ai, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu që është “truri i krimit të organizuar” në Prishtinë e Kosovë, kanë shitur leje ndërtimi për më shumë se rreth 12 milion metra katror, duke bërë̈ biznes të pistë me shumë oligarkë financues të ndërtimit në Prishtine ku ata së bashku e kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë shpëlarjen e parave të pista nga krimi i organizuar, nga drogat dhe të korrupsionit, nga tenderët e ndryshëm, e të cilët llogaritet se kanë shpëlarë para të pista në vlerë prej mbi 5 miliardë euro që nga viti 2013 deri me 2021, që i bie mesatarisht mbi 600 milion euro për çdo vit.
Nga kjo shtrohet pyetja legjitime për organin e ndjekjes, për të gjitha nivelet e prokurorive, se çfarë bëjnë ata 75 prokuror të cilët janë të obliguar sipas ligjit për ti hetuar e luftuar dukuritë̈ e tilla që ndodhin para hundëve të tyre. Vetëm Prokuroria themelore e Prishtinës ka një̈ staf prej 54 prokurorësh, prej tyre 17 janë prokuror kundër krimit dhe korrupsionit për krime të rënda, kurse 31 prokurorë në departamentin e përgjithshëm, dhe 6 të tjerë për krime ekonomike.
Prokuroria e shtetit po ashtu bënë sehirë me 6 prokurorët e saj kurse atë̈ e imiton me heshtje dhe mos veprim edhe Prokuroria Speciale me 11 prokurorët e saj, prej tyre janë̈ 5 prokuror për krim të organizuar dhe krime të tjera, 4 prokuror për krim financiar dhe të tjerët krime lufte e terrorizëm. Ky krim me shpëlarje të parave po ndodhë masivisht edhe përballë Policisë hetuese të krimeve të rënda që në fakt do të duhej të ishte në shërbim të bashkë koordinimit me Prokurorinë në vijën e parë të frontit, por nuk veprohet, pasi çdo ditë i shohin të gjitha këto shkatërrime të mijëra shtëpive individuale, pronarët e të cilave detyrohen të lidhin marrëveshje me ndërtuesit, për t’ua liruar vendin e hapësirën ndërtimeve të larta e rrokaqiejve, jo vetëm në Prishtinë, por gjithandej në komunat simotra që kanë krijuar lobin e krimit të organizuar duke e pasur për lider Shpend Ahmetin, si në Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri etj. Ky biznes kriminal që kryesisht zhvillohet në kesh, dhe jo përmes investimeve të rregullta, ligjore e shpallje të interesit publik për investitorët nuk bëhet për shkak të nevojave të qytetarëve, por kryekëput për shpëlarjen e sigurt të parave të krimit, prandaj bëhet përpjekje e pa kompromis për t’i gjetur hapësirat ku mund të ndërtohet e të shpërlahen shuma miliardësh të parave të pista të krimit, por ku fatkeqësisht po prin Komuna e Prishtinës në krye me kryetarin Shpend Ahmeti dhe “trurin e tij kriminal” Dardan Sejdiu! Prokuroria duhet të zgjohet nga gjymi sepse i ka dhjetëra mekanizma të autorizuar edhe me ligj për hetimin dhe luftimin e krimit, nuk duhet lejuar që të vazhdon një kaos i tillë dhe biznes i pa prekshëm për shpëlarjen e parave të pista, ku për lider të krimit të Organizuar kanë Shpend Ahmetin e lidhur me mafien e ndërtimit dhe nëntokën kriminale që ka lidhje të ngushta edhe me politikën e mandateve të kaluara të qeverisjes.
Në bazë të kësaj çfarë u po shihet e konstatohet, duhet ti propozohet Qeverise Kurti që ta ketë parasysh situatën e krijuar në prokurori në përgjithësi dhe të fillohet pa vonesë me spastrimin e atyre lidhjeve të ngushta të të kriminalizuarve, dhe jo vetëm në prokurori, por në gjyqësi, polici e gjithkund ku nuk po luftohet krimi. Urgjentisht duhet të ndodhë pastrimi i drejtësisë dhe të gjenden prokurorët e guximshme të cilët do të dali nga kontrolli i krimit të organizuar dhe të shkojnë ne zyrat e shefave të krimit duke i nxjerrë ata të lidhur me pranga një nga një drejtë burgut që i pret, e të cilin e meritojnë atë për shkak të zhytjes së thellë në krim tash e gati 8 vite bashkëjetese e bashkë petrifikimi me nëntokën kriminale, në dëm të shtetit- qytetarëve. Vetëm me veprime të tilla kjo qeveri do tua kthej besimin qytetarëve sepse ka njerëz të pastër dhe që ia duan të mirën vendit të tyre, dhe kanë përkushtim që pamëshirshëm ti luftojnë të gjitha të këqijat e vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".