Këta deputet nuk i meritojnë pagat që po i marrin, të mos flasim për luksin e pushimeve të verës!

Këta deputet nuk i meritojnë pagat që po i marrin, të mos flasim për luksin e pushimeve të verës!
Këta deputet nuk i meritojnë pagat që po i marrin, të mos flasim për luksin e pushimeve të verës!

Skender Kapiti

  • 12 July 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Dështimi në procesin ligjvënës tregon se çfarë kualitetesh kanë arritur dhe arrijnë gjithmonë që të marrin mandatin e deputetit të cilët të parën dhe më kryesore kanë interesin personal, rehatinë dhe përfitimin për vete, sepse dhe përderisa nga 17 seancat që janë mbajtur deri më tani në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, numri i proceduar i projektligjeve edhe  nëpër  procedurë para shqyrtimi  në komisione është tepër i vogël dhe i papërfillshëm.

Deputetët e Kosovës janë “lodhur dhe janë stërmunduar” dhe prandaj edhe e meritojnë që të pushojnë e mundësisht të shkojnë në plazhet e Shqipërisë, pasi është bërë e modës në Kosovë që edhe për mbledhje të ndryshme të këshillave komunale dhe qeveritarët e Kosovës e gjejnë të arsyeshme që në shumë raste të mblidhen, të shqyrtojnë e  të marrin edhe vendime nga hotelet luksoze në Shqipëri, dhe në këto raste edhe janë shpërblyer edhe me dieta.

Te politikanët shqiptarë parësore është përfitimi, privilegji dhe autoriteti i deputetit dhe jo puna , përgjegjësia e përkushtimi si përfaqësues i popullit dhe shërbimi ndaj tij, aq sa edhe e kanë edhe si të bajatshme dhe të “lodhshme” edhe qëndrimin ulur në parlament për të bërë e miratuar ligje. Kur nuk arrijnë që deputetët që të realizojnë as procedimin dhe as miratimin e ligjeve e si mund t’ju besohet atyre se ata kanë shkuar në parlament për të çuar zërin dhe hallet dhe për ta  përfaqësuar atje popullin. 

Dështimi në procesin ligjvënës tregon se çfarë kualitetesh kanë arritur dhe arrijnë gjithmonë që të marrin mandatin e deputetit të cilët të parën dhe më kryesore kanë interesin personal, rehatinë dhe përfitimin për vete, sepse dhe përderisa nga 17 seancat që janë mbajtur deri më tani në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, numri i proceduar i projektligjeve edhe  nëpër  procedurë para shqyrtimi  në komisione është tepër i vogël dhe i papërfillshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".