Bashkimi- zgjidhje e domosdoshme e çështjes!

Bashkimi- zgjidhje e domosdoshme e çështjes!
Bashkimi- zgjidhje e domosdoshme e çështjes!

Muhamet Kelmendi

  • 12 July 2021 - 10:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të dialogut ka mendime e mendime. Disa shkojnë nga mos ndryshimi i kufijve, ndërsa të tjerët e pranojnë ndryshimin. Në këtë kuadër janë edhe mendimet e  fundit nga disa element serbë.

Deklaratat për ndryshim të kushtetutave kanë për qëllim krijimin e rrethanave për tërheqjen e kufijve të ri në mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu me kompromise dhe për tërheqje të kufijve nuk mundë të realizohet pa ardhur deri realizimi i dy kushteve  që duhet të plotësohen.

1. Në Kushtetutën serbe qëndron se Kosova është e Serbisë dhe si e tillë është e pa ndarë nga ky shtet dhe

2. Në Kushtetutën e Kosovës kemi pushtet unitar dy shkallësh dhe nuk lejohet prekja e tërësisë territoriale të Republikës. Në këtë anë nuk ka kompromise pa ndryshim të normave kushtetuese të dy shteteve që ndalojnë kufijtë e ri midis tyre.

Pa këto ndryshime kushtetuese nuk ka kufij dhe as marrëveshje midis shteteve sado që bëhen presione. Edhe nëse shkohet nga kompromisi ai do të qon sigurisht te ndryshimet kushtetuese. Prandaj, duke i ditur pretendimet dhe qëllimet, është e rrugës të synohet tërheqja e kufijve të ri midis Kosovës dhe Serbisë.

Këtu nuk duhet lëshuar Ujmanin, Mitrovicën dhe Trepçën. Pjesa tjetër veriore mund dhe duhet të ndërrohet me Luginën e Preshevës si tërësi territoriale. Tere problemi eshte i manastireve ortodokse. Aty kërkohet maksimalisht akordim që NATO ti ruaj si objekte. Dhe, në fund, duhet domosdo të ecet në rrugën e bashkimit te Kosovës me Shqipërinë. Ky duhet të jetë përfundimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".