Sistemi jo profesional dhe i kapur i drejtësisë, ranë nën ndikimin total të politikës dhe të grupeve të interesit!

Sistemi jo profesional dhe i kapur i drejtësisë, ranë nën ndikimin total të politikës dhe të grupeve të interesit!
Sistemi jo profesional dhe i kapur i drejtësisë, ranë nën ndikimin total të politikës dhe të grupeve të interesit!

Muhamet Kelmendi

  • 13 korrik 2021 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ky sistem bëri pështjellime dhe vendosi nëpër gjykata kuadro të ish-sistemit që nga frika për vete, ranë nën ndikimin total të politikes dhe të grupeve të interesit. Sidomos të klikave ekonomike në sistemin privat. Kështu e kemi gjendjen. Dhe këtu janë organet që bartin përgjegjësi kryesore. Është KPK dhe KGJK, të dy këto organe duket se janë nën ndikimin e grupeve të interesit dhe është nën ndikimin e shumë veprimtarive ekonomiko-tregtare që veprojnë pa ligj.

Sistemi gjyqësor në Kosovë donë shërim. Për atë kërkohet që të futen në zbatim masat e rrepta shëruese dhe të cilat veprojnë saktë dhe me përpikëri. Në gjykata të niveleve të ndryshme gjenden me mijëra lëndë të pazgjidhura. Shumica prej tyre kalojnë nga një vit në vitin tjetër. Këtu shume humbin vlerat e veta. Sidomos në fushën civile kemi humbje me miliona euro te vlerave të lëndëve të bartura. Kuptohet se përgjegjës është sistemi juridik jo profesional dhe i kapur i trashëguar nga UNMIK dhe EULEX. Ky sistem bëri pështjellime dhe vendosi nëpër gjykata kuadro të ish sistemit që nga frika për vete ranë nën ndikimin total të politikes dhe të grupeve të interesit. Sidomos të klikave ekonomike në sistemin privat. Kështu e kemi gjendjen. Dhe këtu janë organet që bartin përgjegjësi kryesore.

Është KPK dhe KGJK, të dy këto organe duket se janë nën ndikimin e grupeve të interesit dhe është nën ndikimin e shumë veprimtarive ekonomiko-tregtare që veprojnë pa ligj. Ky sistem mund dhe duhet të shërohet nga ndikimet e sistemit privat dhe publik. Rruga e vetme për shërim është spastrimi nga këto pozita të atyre që nuk punojnë apo pse kryejnë vepra sipas interesave të grupeve të caktuara, dhe në fund të atyre që kanë rënë nën ndikimin e korrupsionit. Janë këto tri baza që duhet të futen në veprim në sistem të drejtësisë. Dhe këtu ka shumë kohë që duhet punuar dhe angazhuar mekanizmi shërues.

Deklaratat se ka pak gjyqtar edhe mundë të qëndrojë, por ajo nuk e arsyeton faktin e nënshtrimit dhe të ekzistimit të dukurive negative në sistem. Të ardhurat i kanë të larta. Të pasur janë bërë, shumë të pasur. Nuk ka prokurore a gjyqtarë qe nuk ka pasuri të madhe. As vetë nuk e dinë se si i kanë krijuar. E tërë kjo gjendje duhet të shërohet. E shërimi vjen me VETTING. Këtu nuk ka dyshim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot”