Përse po vonohet miratimi i VETING-ut në Kosovë?

Përse po vonohet miratimi i VETING-ut në Kosovë?
Përse po vonohet miratimi i VETING-ut në Kosovë?

Skender Kapiti

  • 17 July 2021 - 08:41

Shkruan: ANALISTI: Skënder Kapiti

këtij realiteti qeveria KURTI duhet ta marrë seriozisht situatën në dorë dhe të fillojë procedurat për miratimin e një VETING-u urgjent në sistemin e drejtësisë, pasi ky rasti në fjalë ka vënë vulën për domosdoshmërinë parësore dhe jetike për ndërmarrjen e një nisme për miratimin e VETING-ut, ku për këtë do të ishte e nevojshme konsultimi dhe kërkimi ndihmë nga aleati serioz e jetik i shqiptarëve, nga SHBA-të. Të veprohet dhe nuk e di se përse po vonohet miratimi i VETING-ut në Kosovë, ku tashmë të merret si model atë që u veprua në Shqipëri.

Simmons, me ato se çfarë edhe nga ai u dëgjua, kjo është në sinkron të plotë me ato për të cilat është deklaruar dhe ka denoncuar vazhdimisht shtypi i pa varur në Kosovë, edhe Gazeta “KOSOVA SOT”. Ky është edhe një apel serioz shtesë për shpejtimin e reformës së thellë në drejtësi, për ta fuqizuar, pavarësuar dhe shpëtuar drejtësinë kosovare edhe nga kthetrat e kësaj farë drejtësie ndërkombëtare nga EULEX-i i korruptuar, pasi kjo për të u deklarua edhe nga vetë ish personi autoritar zyrtar, prej Ish-kryetarit të asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili nuk zbuloi asgjë tjetër të re për punën ndër vite të EULEX-it në Kosovë, përveç vazhdimit të shtresimit të krimit e të korrupsionit, në bashkëjetesë me abuzuesit vendor dhe ndërkombëtar të ligjit, që duhet të dalin e të përgjigjen para drejtësisë për zhvatjen e madhe 13 vjeçare, qoftë të buxhetit te BE-së nga EULEX apo edhe të buxhetit të Kosovës nga drejtësia e kapur kosovare në bashkëjetesë me EULEX-in.

Por për këtë faji kryesor bie mbi gjyqtarët, prokurorët dhe pushtetarët e politikanët vendor te cilët janë shtresa me e kriminalizuar dhe më e korruptuara në Kosovë, të cilët kanë qenë të gatshëm për të toleruar dhe bashkëvepruar edhe me korrupsionin dhe me drejtësinë ndërkombëtare. Përballë këtij realiteti qeveria KURTI duhet ta marrë seriozisht situatën në dorë dhe të fillojë procedurat për miratimin e një VETING-u urgjent në sistemin e drejtësisë, pasi ky rasti në fjalë ka vënë vulën për domosdoshmërinë parësore dhe jetike për ndërmarrjen e një nisme për miratimin e VETING-ut, ku për këtë do të ishte e nevojshme konsultimi dhe kërkimi ndihmë nga aleati serioz e jetik i shqiptarëve, nga SHBA-të. Të veprohet dhe nuk e di se përse po vonohet miratimi i VETING-ut në Kosovë, ku tashmë të merret si model atë që u veprua në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".