Taksa për tiketën e automjeteve jo në xhepin e oligarkëve, por në buxhetin e shtetit të Kosovës!

Taksa për tiketën e automjeteve jo në xhepin e oligarkëve, por në buxhetin e shtetit të Kosovës!
Taksa për tiketën e automjeteve jo në xhepin e oligarkëve, por në buxhetin e shtetit të Kosovës!

Dardan Grapci

  • 27 July 2021 - 18:45

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 

Sundimi i Ligjit duhet te respektohet nga çdo person, nga çdo individ kushdo qoftë ai apo ajo, kështu qe edhe pse 5 euro  po të shkonin në arkën e shtetit, për të pasur më shumë siguri në rrugë për qytetarët, dhe për përmirësimin e shërbimeve  ndaj shoqërisë, nuk kanë qenë  shume, sepse me ato para shteti do të  mund te funksiononte akoma më mirë, siç duhet dhe nuk do kishin pas nevoje qe ne te ardhmen te kërkojnë donacione apo ndihme nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare e joqeveritare. Sipas kushtetutës kjo formë veprimi, e kujdesit ndaj qytetarit dhe interesit të shtetit do të ishte valide dhe ligjore. 

 

Tiketa për një vlerë prej 5 eurosh sipas mendimit tim, është dashur të rregullohet në atë mënyrë që të përfiton buxheti i shtetit dhe jo firmat apo kompanit private, dhe sikur të ishte kështu, mendoj që  nuk është dashur të hiqet apo pezullohet nga Qeveria e Kosovës, duke e ditur që kemi shumë vetura në Kosovë, ku një përqindje e madhe kanë edhe vetura të vjetra të prodhimit nën vitin 2000 dhe 1990, të cilat mbajnë tabela të skaduara dhe nuk dihet nëse janë apo jo të regjistruara.

 

Tiketa prej 5 eurosh, sikur të ishte prodhuar nga vetë shteti, jo nga kompani private për qëllim të përfitimit që shkon në xhepin e ndonjë oligarku,  ka qenë garanci shtesë për siguri më të madhe në komunikacion, për siguri të  shofereve të të disiplinuar të cilët  çdo dite po  hasin në vështirësi, prandaj Ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij  Hysen Durmishi nuk do të kishin  gabuar aspak sa i përket këtij vendimi nëse do të aplikohej taksa në kuadër të taksës së shtetit për regjistrim të automjetit që shkon në buxhet të shtetit për ta modernizuar dhe thjeshtuar përcjelljen e të dhënave, të regjistrimit të secilit automjet me një data bazë elektronike  e cila funksionon  edhe nga aparati skanues i tabelave të secilit automjet që në momentin drejtimit për ndalim apo kontrollim rutinor  gjatë qarkullimit rrugor.

 

Duke e shikuar situatën e krijuar dhe opozitën me reagimet e saj, në prag të zgjedhjeve që do mbahen në muajin Tetor, krejt këto  parti  politike po i përdorin fushatat e tyre kundër qeverisë  me reagime negative,  sepse të gjithë së bashku kanë mundur ta rishikojnë dhe ri mendojnë këtë  lloj takse në interes të qytetarit dhe të buxhetit të shtetit, por opozitarët janë vërsulur në sulm, të zhgënjyer nga zgjedhjet që  humbën më 14 shkurt, dhe po provojnë tani që ne zgjedhjet lokale te fitojnë vota dhe ta rikthejnë elektoratin të cilin e kanë humbur në zgjedhjet e 14 shkurtit, prandaj Qeveria duhet të vepron me kujdes në secilin hap tjetër.

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Ministri Liburn Aliu nuk është dashur të  bije në kurthin e opozitës dhe  pastaj të detyrohet të dorëzohen, por është dashur ta rishikon dhe  rimodelon atë version të  vendosjes së rregullit më të madh në komunikacion të cilin e ka trashëguar nga Qeveria e kaluar, por që ka lënë mundësi edhe për tu korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".