E tërë infrastruktura rrugore në Kosovë është objekt i hetimit nga prokuroria!

E tërë infrastruktura rrugore në Kosovë është objekt i hetimit nga prokuroria!
E tërë infrastruktura rrugore në Kosovë është objekt i hetimit nga prokuroria!

Muhamet Kelmendi

  • 06 September 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Infrastruktura në Kosovë, qoftë ajo që lidhë qytetet, qoftë brenda qytetit dhe në rrethinë, është tepër problematike dhe vendi kryesor i keqpërdorimit të mjeteve financiare. Nuk janë vetëm vitet 2017-2019, por janë edhe vitet më herët, në tërësi infrastruktura. Kurdo herë ka pasur dyshime për keqpërdorim të mjeteve të ndara për autostrada dhe për rrugët tjera. Çmimet kanë qenë shumë të larta. Për metër dhe kilometër më të lartat në Evropë. Edhe për pasurite e paluajtshme të nacionalizuara për rrugë kanë qenë shumë të larta dhe kështu në tërësi kemi shpenzime të dyfishuara për rrugë.

-Auditori ka gjetur shpenzime të larta për vitet 2017-2019. Në siguri kështu është gjendja edhe më herët dhe më vonë me rrugët e ndërtuara në Kosovë. Këtu duhet shtuar edhe kualitetin e dobët të rrugëve. Nuk ka rrugë rajonale apo ndër urbanë, deri edhe autostradat që i plotësojnë kushtet e përcaktuara për rruge. Ato janë dëmtuar shpejtë. Ka munguar kualiteti i rërës, i asfaltit dhe i betonit të përdorur. Kjo ka ardhur nga fakti se tenderi për rrugë iu ka dhënë një firmës në letër. Ajo e ka dhënë punën firmave tjera me çmime tjera dhe kështu ka ra kualiteti dhe rrugët kanë dalur jo kualitative. Kjo formë e punës është bërë me vetëdije. Firmës së parë iu ka dhënë tenderi, ndonëse është ditur se as edhe një lopatë nuk e ka. Por pronari ka qenë me ndikim në politikë dhe në pushtet. Si ka fituar dhe ia ka dhënë punën firmave tjera. Kjo formë e kriminalitetit është zbatuar në çdo rrugë të ndërtuar. Nëpër komuna shihet kjo me sy.

Në Prishtinë nuk ka rrugë që ka jetuar më shume se një vit. Pastaj ka qenë e papërdorur. Kështu është edhe në komunat tjera. Në çdo komunë kemi këso keqpërdorimesh. Dhe, kudo kryetarët e komunave e kanë ditur dhe këto mënyra të punës i kanë organizuar për përfitime. Kështu eshte edhe në nivel qendror.

Thuhet se për çdo vit janë investuar në infrastrukturë nga 200 deri ne 400 milionë euro!. Po ku dhe si? Me mjetet e tilla të përfolura tash do të duhej të kishim të gjitha autostradat e kryera dhe të kishim një infrastrukturë shumë moderne. Mirëpo, as në qytete dhe as në rrugët e nivelit të magjistraleve e të autostradave nuk kemi gjë për lavdërim. Kualiteti është i dobët, ndërsa shumë autostrada e magjistrale kanë mbetur pa u kryer. Nuk është kryer rruga për Pejë, për Mitrovicë, për Gjilan, për Podujeve etj.etj.

Kudo ka ngecje dhe thuhet edhe keqpërdorime të mjeteve. Në fakt vetë kjo gjendje tregon domosdoshmërinë e hetimeve penale. As në hekurudhë nuk kemi gjendje më të mirë. Mjetet e ndara nga UE për riparim të hekurudhës nga Hanin i Elezit - Fushë Kosove iu ka dhënë gjoja një firme italiane. Flitet se është e Kosovës. Ajo ia ka dhënë firmave tjera dhe kështu e pëson kualiteti.

Të shpresojmë se e tërë infrastruktura në Kosovë do të hetohet. Të dyshuar ka. Është vetë infrastruktura e ndërtuar. Kudo ato shihen me sy. Rrugët janë aty, në qyteteve në lidhjet ndër urbanë etj. Autostradat shihen me sy. Lypset të nxirren provat dhe këtë duhet ta bëjë prokuroria. Ka mjaftë punë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".