Nisja e procesit gjyqësor kundër ish-ministrave të ish-Qeverisë Thaci-2, Gjykata Themelore para provimit më të madh për të vendosur pa presion dhe vetëm në bazë të ligjit!

Nisja e procesit gjyqësor kundër ish-ministrave të ish-Qeverisë Thaci-2, Gjykata Themelore para provimit më të madh për të vendosur pa presion dhe vetëm në bazë të ligjit!
Nisja e procesit gjyqësor kundër ish-ministrave të ish-Qeverisë Thaci-2, Gjykata Themelore para provimit më të madh për të vendosur pa presion dhe vetëm në bazë të ligjit!

Muhamet Kelmendi

  • 11 September 2021 - 09:01

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Tash i takon sistemit të drejtësisë ta thotë fjalën e vetë. Gjykata Themelore është kështu në një provim shumë të madh! Me zbatimin e ligjit duke dhënë masat dënuese adekuate apo të vendosjes në bazë të interesave grupore të ish-qeverisë Thaçi? Dhënia e dënimit me ligj e shpëton gjykatën dhe ndikon pozitivisht si shembull për gjykatat tjera. Mos dënimi, tregon kapjen edhe një herë të sistemit të drejtësisë nga grupet e ndryshme informale në Kosovë.

-Fillimi i procedurës kundër katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi2, dhe dy bashkëpunëtoreve është akt i mirë në drejtim të ndërtimit të shtetit ligjor në Republikën e Kosovës. Ngarkesat penale janë të rënda kundër këtyre ish-ministrave. Kjo për faktin se kemi dëme të mëdha materiale të shkaktuara kundër shtetit tone. Në tërësi mendohet se asetet që kanë pasur vlerë rreth 1 miliardë euro janë dhënë për 20-30 milionë euro. Vetë kjo tregon se vepra penale është shumë e rënde dhe dënimet janë të rënda, dënime me shumë vite të tëra me burg.

Procesi i filluar gjyqësor kundër ish ministrave të Qeverisjes së kaluar Thaçi 2 mundë të jetë një proces maratonik. Se si do të veprohet është pikëpyetje e madhe. Gjykata Themelore në Prishtinë besoj se ka mjete dhe fakte të bollshme që provojnë veprën penale të kryer nga këta ish-ministra korruptive dhe tepër plëngprishës dhe dëmtues të vendit. Nga rastet e tilla dalin disa vepra penale të kryera:

1. Vepra penale e tjetërsimit antiligjor të pasurisë së shtetit nga ish-ministrat,

2. Vepra penale e bërë nga blerësi i aseteve të shtetit të Kosovës,

3. Vepra penale e konfiskimit të pasurisë së krijuar nga vepra penale dhe

4. Rikthimi në piken 0 të kontratës, respektivisht shpallja nulë e kontratës së bërë midis ish- ministrave dhe subjektit privat që ka blerë ato asete të KEK-ut. Këto vepra penale janë kryer dhe për këto duhet të përgjigjen të akuzuarit dhe subjektit përfitues duhet ndalur punën duke e kthyer kontratën në pikën fillestare. Bazë e kësaj është mashtrimi i bërë në lidhjen e kontratës me çmim të blerë nga subjekti. Vetë fakt se çmimi është jo 100% nën çmimin shitës sipas vlerës së tregut, por 800% nën atë tregon se kontrata nuk ka vlerë dhe se ka të bëjë me vepër penale. Kontratat e lidhura nën ndikimin e veprës penale dhe me çmime të tilla diferencuese, juridikisht anulohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".