Nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve, që aq shumë i kanë kritikuar!

Nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve, që aq shumë i kanë kritikuar!
Nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve, që aq shumë i kanë kritikuar!

Faik Krasniqi

  • 13 September 2021 - 07:20

Shkruan:ANALISTI-Faik Krasniqi

Kjo qeveri dhe Albini kryeministër, nëse do të punonin sipas premtimeve të mëdha që kanë bërë, do të hynin në histori si qeveria më e suksesshme në Kosovë. Por këta ose nuk po dinë, ose nuk po duan. Në shumë raste nuk po duan, sepse nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve që aq shume i kanë kritikuar. E shijuan pushtetin që aq i ëmbël qenka. Nuk pres shumë nga kjo qeveri, me përjashtim të ndonjë vendimi herë pas herë për t'i hedhur sy popullit. Zgjedhjet lokale janë afër, dhe aty do shihet sa kanë punuar. Vota e popullit do e tregojë atë.

Vettingu dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, ka qenë premtim elektoral i LVV-së jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Ishte edhe shkarkimi i Lumezit, dhe rikthimi i Elezit nga SHBA-të. Shkon Lumezi dhe vjen Elezi - thoshte Albin Kurti. Madje e ktheu në refren poetik. Nuk ndodhi asnjëra e as tjetra. Siç kam thënë, Lumezi do e përfundoj mandatin pa e shkarkuar askush. Nuk e kuptoj pse po zgjasin këto gjera. Më duket se këta nuk kanë besuar që do vijnë në pushtet. Edhe nëse fillojnë t'ua konfiskojnë pasurinë, a do t'ua konfiskojnë kokave të mëdha të politikës dhe parapolitikës? Nëse jo atëherë mos ta irritojnë popullin akoma më shumë. Edhe ashtu me premtime të mëdha nuk u treguan aspak  serioz në përmbushjen e  tyre deri më tash, për  aq sa ka premtuar kjo kohë e këtij fillimi  të mandatit, dhe kjo ngecje e mos realizim i premtimeve e kanë irrituar goxha shumë shumicën  prej atyre që e morën votën.

Të vetmen gjë që ja vlen të përmendet për 6 muaj qeverisje, është ligji për pagesën 3-6 muaj të lehonave. Kam bindjen që mos të ishin afër zgjedhjet lokale, as këtë gjë nuk do ta bënin. Nejse,  ajo çfarë është mirë duhet duartrokitur. Kjo qeveri dhe Albini kryeministër, nëse do të punonin sipas premtimeve të mëdha që kanë bërë, do të hynin në histori si qeveria më e suksesshme në Kosovë. Por këta ose nuk po dinë, ose nuk po duan. Në shumë raste nuk po duan, sepse nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve që aq shume i kanë kritikuar. E shijuan pushtetin që aq i ëmbël qenka. Nuk pres shumë nga kjo qeveri, me përjashtim të ndonjë vendimi herë pas herë për t'i hedhur sy popullit. Zgjedhjet lokale janë afër, dhe aty do shihet sa kanë punuar. Vota e popullit do e tregojë atë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".