Zgjedhjet në kohë pandemie dhe fushatën elektorale e bëjnë politikanët me “shpirt vrasës”

Zgjedhjet në kohë pandemie dhe fushatën elektorale e bëjnë politikanët me “shpirt vrasës”
Zgjedhjet në kohë pandemie dhe fushatën elektorale e bëjnë politikanët me “shpirt vrasës”

Dr. Hysni Aliu

  • 14 September 2021 - 07:11

Shkruan:Dr- Hysni Aliu

Zgjedhjet mund të mbahen tek pasi që të jene vaksinuar shumica e popullatës, dhe kur pandemia të jetë nën kontroll, dhe kjo është minimumi i humanizmit që duhet ta tregojnë politikanët, nëse akoma ju ka mbetur edhe pakëz dozë dhe ndjenjë e humanizmit. 

Është një rregull themelore, që në situata emergjente, duhet të merremi me gjërat që ndërlidhen me atë situatë, e jo të merremi me gjërat sekondare e terciare. Në kohën kur çdo ditë po kemi rreth 20 jetë të humbura, të rijnë e të reja, e madje edhe  nëna shtatzëne, dhe ku numri i të infektuarve me korona po i  ofrohet numrit 1000 , të mendosh për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të mbash tubime elektorale do të thotë ta shndërrosh vetveten në vrasës. 

Në vend që të vrapojnë derë në derë për ti mashtruar njerëzit për votën e tyre, këta politikan duhet ta shfrytëzojnë energjinë e tyre në vetëdijesimin e popullatës për vaksinim,  në vetëdijesimin që nuk është koha e dasmave në  të cilat dikush martohet e dikush tjetër vdes. Këta politikan duhet të jenë shembull se si të kujdesemi për mos përhapjen e koronës, e jo e kundërta ashtu siç ishte rasti i fundit në Pejë, ku edhe kryetari i PDK-së mori pjesë në varrimin e kandidatit të tyre për kryetar, së bashku me një numër të madh njerëzish.

Pra, aty varrosej një njeri i cili pa marrë parasysh a marrin pjesë 10 apo 10 mijë njerëz në varrim, ai nuk ngjallet, por në të njëjtën kohë në atë vend infektohen me dhjetëra individ, e si rrjedhojë 10 % e tyre kanë gjasa të mëdha të vdesin. Ne po e vrasim veten me vetëdije të plote, për hir të ” krenarisë” dhe ne po i vrasim të tjerët me vetëdije për hir të një interesi të caktuar, gjë që është krim. Zgjedhjet mund të mbahen  tek pasi që të jenë vaksinuar shumica e popullatës, dhe kur pandemia të jetë në kontroll, dhe kjo është minimumi i humanizmit që duhet ta tregojnë politikanët, nëse pakëz i atillë ju ka mbet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".