Kosova me teknikën më të përsosur të pastrimit të parave të pista nga tregtia me droga

Kosova me teknikën më të përsosur të pastrimit të parave të pista nga tregtia me droga
Kosova me teknikën më të përsosur të pastrimit të parave të pista nga tregtia me droga

Hasan Preteni

  • 18 September 2021 - 09:08

Shkruan:ANALISTI-Hasan Preteni

Hape biznesin dhe dorëzo pazar ditor fiktiv, jo të realizuar nga shërbimet por para të fituara nga droga dhe kriminaliteti. Kjo është mënyra se si paraja e pistë futet në kanalet legale. Ky është pastrimi i parave që paraqitet maksimalisht në Kosovë.

Ashtu siç nuk janë trajtuar veprat penale me karakter korruptiv, krim të organizuar as pastrimi i parave nuk përmendet fare. Pastrimi i parave është gjithmonë pjesë e veprave kriminale. Kosova i ka të gjitha institucionet që kanë për mision hetimin dhe ndjekjen për pastrimin e parave por si ka veprua ai institucion. Jemi dëshmitar të gjithë. Nga përgjimet u pa se është institucion i kapur dhe i ndikuar politikisht. U shkarkua drejtori dhe asgjë, asnjë veprim i prokurorisë.

Heshtje morti. Se ka pastrim të parave mundë të vërtetohet shumë lehtë, ndërtimet e shumta pa banor, lokale pa klientë, fusha sportive, markete e shitore. Shumë biznese të cilat në këtë hapësirë të vogël nuk mundë të jenë rentabile. Vetëm në një rrugë ( Rruga B) në Prishtinë në një gjatësi prej 1km,veprojnë më shumë se 7 qendra të mëdha tregtarë, kafiteri të panumërta dhe shumë biznese që paguajnë qira marramendëse e që nuk mundë të jenë rentabile në asnjë mënyrë. Me një kontroll të qarkullimit të këtyre bizneseve lehtësisht do të vërtetohen pohimet e konstatuara më lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".