Fajdexhinjtë, ky rrjet kriminal që u pasurua me zhvatjen e pronave të shitura

Fajdexhinjtë, ky rrjet kriminal që u pasurua me zhvatjen e pronave të shitura
Fajdexhinjtë, ky rrjet kriminal që u pasurua me zhvatjen e pronave të shitura

Muhamet Kelmendi

  • 22 September 2021 - 08:06

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në Kosovë është bërë tjetërsimi i pronës publike dhe shtetërore. Ka kohë që këto çështje janë theksuar edhe nëpër mjetet e informimit në Kosovë. Është kërkuar edhe përgjegjësi civile me kompensim të dëmit dhe përgjegjësi penale me dënim me burg. Mirëpo ka dështuar çështja. Natyrisht se çështja e privatizimit është për objekt i shqyrtimit në organet gjyqësore.

I takon prokurorisë të hetojë çdo rast të shitblerjes tash e mbi dy decenie dhe në bazë të fakteve edhe të ngritë akuza. Thuhet se çmimet kanë qenë për ari me centë e ndonjë herë edhe Euro? Çmime qesharake! Kjo duhet të hetohet. Nëse konstatohen rastet e tilla të veprave, natyrisht se ka përgjegjësi shitësi i pronës AKP-ja dhe blerësi i saj. Nuk ka rëndësi kush. Përgjegjësia është e dyanshme dhe prona mundë t'i kthehet përsëri ish pronarit të saj. Madje edhe me kompensim të dëmit të pësuar.

Kryesisht është Prokuroria që me hetimet e veta konstaton gjendjen dhe është gjykata që vendos mbi ato raste konkrete. Kjo është ana juridike e çështjes. Po ashtu duhet shikuar që pasuria e blerë a i ka plotësuar kushtet e shitësit. Ka raste kur toka bujqësor është shndërruar në parcela të vogla për ndërtim dhe po iu shitet blerësve. Raste të tilla ka mjaft. Duket që fakte ka. Ato kërkohen të tubohen dhe të ngritën akuzat. Toka e popullit është tjetërsuar. Atë duhet kthyer te pronari i vërtetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".