
Lexoni edhe:
Edhe një hap para për rrëzimin e piramidës së krimit në komuna!
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kushtëzim i njëanshëm serb, nga i cili, fatkeqësisht ka përfituar politikisht dhe materialisht vetëm Serbia, ndaj dhe ishte koha e fundit për vendosjen e reciprocitetit dhe të trajtimit të barabartë të qytetarëve në të dy shtetet, ngase me gjobat që u vinte në kufi qytetarëve të Kosovës, tash e mbi pesë vite ka përfituar vetëm Serbia hegjemoniste.
Edhe një hap para për rrëzimin e piramidës së krimit në komuna!Lexoni edhe:
Qëndrimi i pashembullt përulës e tërësisht kapitullues i kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit jugo komunist Isa Mustafa para Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste, si dhe akti më i paturp e i paprecedent i tyre si “harresa” e qëllimshme e gjenocidit dhe krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia fashiste ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, duke i lejuar shtetit okupues serb ndërhyrjen edhe në rregullimin e brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht kanë sjellë vendin në këtë gjendje alarmante, ku Serbia vazhdon të sillet me Kosovën, si shtet kolonizator dhe padron mbikëqyrës i saj.
Institucionet e dështuara të drejtësisë në panik, Prokuroria në aksion për mbushjen e normës statistikoreLexoni edhe:
Për aq më tepër, kohët e fundit, politika destabilizuese e Serbisë në Kosovë dhe rajon sidomos pas publikimit të idesë së rrezikshme okupuese serbomadhe, për krijimin e të ashtuquajturës "botë serbe", nisi menjëherë nga veprimi për realizimin e qëllimeve okupuese serbomëdha në terren me tendencën për aneksimin e tokave të shteteve fqinje, duke nisur fillimisht me Bosnjën pastaj edhe me Malin e Zi, ndërsa pas reagimeve të fundit, krimineli Vuçiq po dëshmon hapur, se të njëjtën lojë, ka në plan ta provojë edhe me Kosovën. Fatkeqësisht ky është edhe një kërcënim i trishtë hegjemonist, që na rikthen edhe një herë në vitet e 90 dhe rikujton serish, përsëritjen e ngjarjeve të rrezikshme luftënxitëse, të kamufluara nën petkun e riteve fetaro-ortodokse serbe, të cilat qysh atëbotë, i paraprinë edhe okupimit klasik të Kosovës, si dhe fillimit të luftërave shkatërrimtare në tërë ish Jugosllavinë, për gllabërimin e territoreve me forcë nga Serbia.
Veprimi ligjor i Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitet për targa me Serbinë, ishte veprim i duhur dhe tërësisht i domosdoshëm, i cili nga qeveritë e kaluara, jo vetëm që u shty e anulua për vite të tëra, por as nuk u vendos kurrë, nga frika se do tu hatërohej krimineli Vuçiq. Kurse ajo që befason më së shumti, është fakti se pasuesit e po atyre qeverive të inkriminuara, jo vetëm bezdisin mbar popullin me arrogancën tyre, por edhe irritojnë pa mase të gjithë qytetarët e Kosovës, duke rrahur e bërë gropë gjokset e tyre me grushte nga vetëlavdërimet e formës më primitive, se gjoja përveç akteve tjera edhe vendimi i sapo ndërmarrë nga Qeveria Kurti, për reciprocitet të targave me Serbinë, na qenka, hiq më pak se "vetëm-meritë" e tyre.
Prandaj sado që mund të konsiderohet edhe akt i vonuar, vendimi i Qeverisë së Kosovës për fazën e parë të fillim zbatimit të reciprocitetit me Serbinë, duke nisur me çështjet më praktike, si lirinë e lëvizjes dhe tabelat e veturave, është vendimi më i arsyeshëm që pason kalimin e afatit të kushtëzimit paraprak 5 vjeçar nga i cili ka përfituar vetëm Serbia, duke gjobitur qytetarët e Kosovës me pagesa të detyrueshme për ndërrim tabelash, që të mund përdornin rrugët e Serbisë, qoftë edhe vetëm për kalim transit të tyre. Madje siç shprehet edhe vet presidentja zonja Vjosa Osmani, nga SHBA, politikat destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon, që përditë e më shpesh, po shfaq hapur qëllimet hegjemoniste të saj, për krijimin e të ashtuquajturës "botë serbe’" janë jo vetëm shumë të rrezikshme por edhe rikthim në logjikën e fillim luftës së viteve të "90-ta", që ka shkaktuar shumë gjakderdhje dhe qindra mijëra viktima në rajonin tonë.
Edhe një hap para për rrëzimin e piramidës së krimit në komuna!Lexoni edhe:
Por përkundër të gjitha kërcënimeve të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, asnjë kërcënim i kriminelit Vuçiq dhe argatëve të tij në Kosovë, jo vetëm nga komuniteti serb por edhe nga një numër jo i vogël shqipfolësish nga partitë e inkriminuara, nuk guxon ta lëkundë vendosmërinë e Kosovës për ta vendosur reciprocitetin me këtë shtet hegjemonist fqinj, nga i cili shprehen hapur pretendimet territoriale ndaj shtetit tonë dhe punohet natë e ditë për gllabërimin me forcë të veriut dhe pjesëve më vitale të Kosovës nga Serbia fashiste. Kështu që asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk duhet ta vejë në pikëpyetje vendosmërinë e Republikës së Kosovës, për ta jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona nacionale, shtetërore e ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie të Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas kërcënimeve të hapura dhe sjelljeve tepër agresive të Serbisë, Qeveria e Kosovës, duhet tu bëj thirrje SHBA-ve, BE-së, dhe bashkësisë ndërkombëtare që përfundimisht ti parandalojnë ndërhyrjet e kriminelit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, si dhe ta ndalojnë keqpërdorimin e bandave të veriut dhe serbëve lokal, nga Vuçiqi për qëllimet politike të Serbisë, kundër shtetit të Kosovës.
Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetorLexoni edhe:
Vendimi për tabelat, duhet të shërbejë edhe për veprime të tjera kushtëzuese, ndaj këtij shteti agresor, për ta dëshmuar veten Kosova edhe njëherë më tepër, si subjekt i barabartë, jo vetëm në dialog, por edhe në mbrojtjen praktike dhe faktike të sovranitetit kushtetues e integritetit territorial, si dhe për forcimin e pozicionit politik e diplomatik ndërkombëtar në procesin e vazhdimit të bisedimeve, në të cilat para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet, Kosova për gati një dekadë të plotë, ishte vetëm objekt, por asnjëherë subjekt i barabartë i dialogimit dhe imponimit të temave me peshë për shtetin tonë të ri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".