Shteti serb të kushtëzohet me nxjerrjen e fakteve për krimet të luftës në tavolinë të dialogut

Shteti serb të kushtëzohet me nxjerrjen e fakteve për krimet të luftës në tavolinë të dialogut
Shteti serb të kushtëzohet me nxjerrjen e fakteve për krimet të luftës në tavolinë të dialogut

Muhamet Kelmendi

  • 23 September 2021 - 07:01

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e ngritur nga Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve, z. Gabriel Eskobar, për dialogun me Serbinë dhe për ndërmjetësin, z. Lajçak, është e karakterit të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi. Dihet se në Serbi, nëpër varre masive, gjenden edhe 1600 shqiptarë. Ata natyrisht se duhet të gjenden. Deklarata e Zëvendës ndihmës sekretarit të SHBA-ve ka rëndësi të dyfishtë: 1. Tregohet radhitja e temave që duhet domosdo të di logohen me shtetin serb dhe 2. Bëhet presion dhe i tregohet z. Lajçak detyra që e ka si ndërmjetës në dialogun Kosovë -Serbi.

Është shumë pozitive ky qëndrim i SHBA-ve. Natyrisht se me këtë thyhen qëndrimet fikse, sidomos të shteti serb dhe tregohet kahja e dialogut. Me atë futen çështja dhe vihen kufijtë edhe te kompetencat e ndërmjetësve të caktuar nga BE. Deri tash, si Serbia, ashtu edhe ndërmjetësit Borel e Lajçak ishin për tema tjera, ishin për ato që vinin nga Beogradi. Ata i jepnin prioritet Asociacionit, kishave dhe manastireve ortodokse, komunave serbe dhe temave që vinin nga Serbia. Temat që dilnin nga Kosova fare nuk dilnin në diskutim. Madje shkohej deri atje, sikundër bëri Lajçk në Beograd, që kërkoi ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës në llogari të interesave serbomëdha.

Duket se kjo anë është thyer. Mendohet dhe është mirë të fillon dialogu me të pagjeturit dhe të vazhdon me dëmet e krijuara në luftë, sikundër dhe me përgjegjësinë penale dhe me njohje reciproke të shteteve. Këto janë temat kryesore. Nuk shërohen raportet me asociacione dhe kërkesa serbomëdha. Ato vetëm krijojnë konflikte edhe më të thella. Raportet fillojnë të marrin të mbaren me temat që janë shumë të rënda, sikundër është çështja e të pagjeturve, e dëmeve të luftës, e përgjegjësisë penale dhe e njohjes reciproke.

Shkohet kështu kah perspektiva e dialogut. Në të kundërtën, sikundër është vepruar deri më tash në Bruksel nga BE, vetëm ka vendnumërim dhe kurrë çështja nuk do të përfundon. Serbisë duhet thënë qartë se cilat tema janë dhe nga ato nuk ka ikje. Vetëm gjuhën e qartë dhe të fortë e kupton shteti serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".