Vettingu në drejtësi po vjen, të inkriminuarit edhe të korruptuarit të vetë largohen!

Vettingu në drejtësi po vjen, të inkriminuarit edhe të korruptuarit të vetë largohen!

Hajrullah Tërnava

  • 01 October 2021 - 06:51

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Që tani do të duhej që nga tash të fillon dhe përgatitet program i KPK-së dhe KGJK-së për ta rishikuar para kohe politikën kadrovike, në parapërgatitje të procesit të VETING-ut, sepse të gjithë ata që janë zgjedhur deri më tani kryeprokurorë në PSRK dhe PTHK, por që nuk kanë pasur rezultate në punën e tyre, e që i bie të jenë shumica e kryeprokuroreve aktuale , duhet t’ua lëshojnë vendin të tjerëve që kanë vullnetin dhe guximin për te luftuar me ligj krimin e organizuar e të metastazuar në vend.

Me që së shpejti pritet që të miratohet ligji Vetting, dhe tani nga aj moment nënkuptohet se do të filloj spastrimi i institucioneve shtetërore nga ata që ishin në marrëdhënie pune në ato institucione shtetërore, por edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, nga ata të cilët në periudhën e tyre që nga paslufta e deri me tani ishin të varur dhe punonin vetëm në të mirë të shefave të tyre që i kanë punësuar për llogaritë e tyre, por edhe vetë  pasuroheshin jashtëligjshëm, prandaj, ata duhet që tani të fillojnë e të largohen nga institucionet e drejtësisë, të mos e presin fare fillimin e zbatimit të ligjit Vetting.

Jo rastësisht  deri më tani në sirtarët e institucioneve gjyqësore  gjenden me mijëra lëndë të pa kryera e nga shumë ato lëndë tani të vjetërsua apo janë në proces të vjetërsimit sepse janë lënë aty qëllimisht, prandaj më  mirë do të ishte që nga tani të fillohet spastrimi i atyre personaliteteve për të cilat ka fakte të mjaftueshme që i kanë shërbyer krimit, apo edhe të tillë që janë treguar inert dhe nuk i kanë krye punët e tyre për të cilat kanë marrë paga të majme prandaj sirtarët që po i përmendim tani janë të mbushur me lëndë të tilla të pakryera e tani edhe të vjetërsuara-parashkruara, prandaj nga tani duhet të fillon që ti paraprij procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë, një plan përgatitor PARAVETING i vlerësimit të së kaluarës por edhe të punës së tashme të secilit prokurorë dhe gjyqtar, në mënyrë që të krijohet mundësia edhe e vetë largimit vullnetar të të gjithë atyre  Gjyqtarëve e prokurorëve të instaluar në sistem nga dora e zgjatur e krimit të organizuar dhe e politikës së lidhur me krimin, për të mos u krijuar rrëmujë dhe boshllëk në institucione në fazën e zbatimit të përqendruar praktik të ligjit Vetting, pas hyrjes së tij në fuqi.

Gjithsesi se tani ka ardhur koha që prokuroria të shkëputet duke qëndruar me njërën këmbë me politikën e korruptuar dhe në krim të organizuar, e me tjetrën duke shkelur dhe lënë nën pluhur dosjet e krimit nëpër dollap të mbyllur zyrat e veta. Ndaj këtyre dukurive edhe vetë Ministria e Drejtësisë duhet të kërkon dhe ushtron më shumë presion, sipas ligjit, edhe mbi KPK-në dhe KGJK-në që të dyja këto shtylla të sistemit të pastrohen nga ata zyrtar të cilën i lënë në sirtarë kallëzimet penale që bëjnë fjalë për abuzime dhe krime të rënda sidomos ekonomike të multimilionerëve të pasuruar me krim të organizuar.

Pa një spastrim detaj të institucioneve të drejtësisë të shtetit të Kosovës, shteti i jonë nuk do të radhitet në grupin e shteteve të pastërta që e kanë luftuar krimin, prandaj rrugëtimi drejtë BE-së nuk mundë të ndodh pa e pasur një shtet të pastër nga krimi e korrupsioni. Kjo duhet të jetë arsyeja që sa më parë  ta pastrojmë shtetin tonë nga individët e inkriminuar që në të ardhmen jo të largët, ta gjejmë veten si shtet në BE, aty ku e kanë vendin te gjitha shtetet demokratike. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".