Të izolohet nga ndërkombëtarët dhe të largohet nga pushteti trashëgimtari i Millosheviqit!

Të izolohet nga ndërkombëtarët dhe të largohet nga pushteti trashëgimtari i Millosheviqit!
Të izolohet nga ndërkombëtarët dhe të largohet nga pushteti trashëgimtari i Millosheviqit!

Skender Mulliqi

  • 03 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI- Skënder MULLIQI

Vuçiqi nuk po merr obligime dhe as nuk po pranon së në Kosovë ka pasur gjenocid nga forcat e Millosheviqit, e ku ky ishte shef I informacionit. Ai po rrenë kur deklaron së Kosova është fajtore për gjendjen e krijuar në veri më masat e reciprocitetit për targa .Ky ultranocianalist i tërbuar jo vetëm që po kërcënon më luftë, por edhe po dërgon ultimatume , tërthorazi duke kërcënuar edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Këto provokime kaq të rënda të Serbisë , nuk ishte dashur të lejohen të bëhen nga bashkësia ndërkombëtare, duke  i larguar në mënyrë urgjente barrikadat dhe forcat  serbe nga Jarinja dhe Bërnjaku.

 

Tanket serbe janë pozicionuar në veri. Në Mal të Zi nga dita në ditë po ngritën tensionet politike më Serbinë , pas ngjarjeve  më popa serb në Cetine, dhe në Bosnjë thuhet se gjendja  politike në përgjithësi nuk është e mirë. Edhe pse janë ngjarje të ndara , të përbashkëtën e tyre e kanë se Serbia është duke i kërcënuar  më luftë. Pushteti shovinist i Beogradit po paraqiten si i pafajshëm ,ku gjoja serbët po mbrohen nga agresioni Zëvendëskryeministri i Kosovës ,në takim më palën serbe duhet të ja ketë  bërë të çartë  Serbisë, së më një politikë të tillë luftënxitëse në veri, nuk mund të vazhdohen bisedimet. Duhet bërë  të çartë regjimit shovinist të Beogradit, së absolutisht janë të pa pranueshme qëndrimet e tilla destruktive hegjemoniste. Manipulantit Vuqiq duhet hequr dilemat së mund të fiton “Zajednicën” më kompetenca ekzekutive , kur e kemi Asociacionin e komunave  shqiptare, hapësirë dhe mundësi anëtarësimi edhe për të tjerët. Shihet së u bënë gabime të mëdha, duke filluar të Decentralizmi , Plani Gjashtë Pikësh i Ban Ki Munit, Fusnota famoze , e kështu më radhë deri të humbja e 8200 hektarëve toke më Mal të Zi dhe më nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën”, e shumë marrëveshje të tjera të cilat nuk i ka  implementuar pala serbe .Vuçiqi duke mos respektuar asgjë që ka lidhje më Kosovën , po iu kthehet rrënjëve të nacionalizmit serbomadh në Ballkan. Legjionet  çetnike të Vuçiqit dhe të Sheshelit  janë quar peshë ,duke kërkuar taksiratin për popullin e vet. Janë duke luajtur me zjarr në të cilën vet do të digjen…! Nëse dikur Serbia i ka zgjeruar territoret e veta në kurrizin e tokave shqiptare, kjo dëshirë e tyre tash do t’ju shkurtohet. Nuk do të marrin asnjë pëllëmbe nga tokat shqiptare, por janë  të detyruar të na i kthejnë tokat e grabitura. Ky njëri primitiv që po kërkon kaos, vrasës i  shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve në Bosnjës, gjatë shpërbërjes së ish –Jugosllavisë   , duhet më në fund ti tregohet vendi, nga faktori ndërkombëtar, duke e izoluar dhe larguar nga pushteti në Serbi. Ky kriminelë i kohës të Millosheviqit po kërkon destabilizim të rajonit dhe më gjerë. Përfundimisht  Evropa dhe Amerika duhet të mos i dëgjojnë më rrenat e tij, së është për paqe dhe stabilitet , kur po vepron krejt ndryshe. Këtij maniaku politik duhet mëshuar nga të gjitha anët deri sa të rrëzohet  mbi tokë, këtij pinjolli edhe të Rusisë  të Putinit. Bisedimet më një njeri të tillë zor që sjellin përparim dhe as stabilizim të marrëdhënieve të ndërsjella , dhe aq më pak integrime rajonale përmes idesë të plasuar të Open Ballkanit…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".