Akuzat e opozitës kundër Qeverisë, loja më e pistë e politikës së ndëshkuar nga populli

Akuzat e opozitës kundër Qeverisë, loja më e pistë e politikës së ndëshkuar nga populli

Hajrullah Tërnava

  • 07 October 2021 - 06:57

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Marrë në tërësi me këtë mjet politik me çfarë po i sulmon opozita qeveritarët në pushtet, me akuzat për kinse legjitimim të Asociacionit përmes marrëveshjes për tabelat, këto veprime janë qesharake, hipokrite dhe të pa bazuara, sulme këto bajate që po ja adresojnë ish qeveritarët e deri djeshëm Qeverisë Kurti.

Qeveritë e deritashme që e qeverisën këtë vend deri më tani kur u mbajtën zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, e në situatën që tani gjinden pa pushtet dhe në opozitë, ku jua tregoj elektorati vendin në zgjedhjet qendrore të fundit, atyre iu ka humbur „rruga në oborr“ dhe vetë nuk po dinë se çfarë po duan, prandaj edhe ashtu të bashkuar sulmojnë Qeverinë në pushtet vend e pavend, vetëm sa për të thënë diçka. Marrë në tërësi me këtë mjet politik me çfarë po i sulmon opozita qeveritarët në pushtet, me akuzat për kinse legjitimim të Asociacionit përmes marrëveshjes për tabelat, këto veprime janë qesharake, hipokrite dhe të pa bazuara, sulme këto bajate që po ja adresojnë ish qeveritarët e deri djeshëm Qeverisë Kurti.

Nuk qëndron as edhe një element i besueshëm kinse me masat e fundit që i ka ndërmarr në veri të Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në tabela të automjeteve, po i kontribuon vendosjes së bazës për krijimin dhe legjitimimin e kërkesës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këto akuza dhe kjo fushat janë përpjekje për ta mbuluar përgjegjësinë e tyre që nuk mundë të fshihet, për autorësinë e marrëveshjes së dëmshme që vetë e kanë firmosur dhe ratifikuar në Kuvend, kurse gjatë mandatit të tyre qeverisës, koalicioni PDK-LDK- e patën formuar edhe Grupin punues të ekspertëve për hartimin e statutit të Asociacionit.

Ekipi i emërtuar si Ekipi Menaxhues për Themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, ishte autorizuar edhe për ta hartuar Draft Statutin të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe- Asociacionit, grup ky me përbërje në baza etnike të përbërë vetëm nga 4 përfaqësues të komunitetit serb, pa asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe asnjë ekspertë shqiptar, të cilët e kanë hartuar draft statutin e Asociacionit dhe të njëjtin e kanë dorëzuar në Bruksel, pa e marr pëlqimin dhe miratimin e ish Qeverisë së Kosovës e, duke anashkaluar edhe vlerësimin që do të duhej bërë për përputhshmëri më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ekipi-grupi ka qen formuar dhe zyrtarizuar nga ish qeveria e Kosovës më 8 shtator të vitit 2016, dhe te gjithë kane qene te nacionalitetit serbe, e në përbërje kanë qenë Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq. Vetëm nga ky formacion dhe veprim i ish pushtetarëve vërehet se sa janë të mjera, mashtruese përpjekjet e ish pushtetarëve të dështuar e të inkriminuar që dështimet e tyre dhe marrëveshjet e vendimet në dëm të shtetit, të ja adresojnë tani Qeverisë Kurti, e që për të qenë realist dhe të drejtë, nuk ka as hise dhe as hile për asgjë të diskutuar e aq më pak të formësuar në dokumente vendimmarrësve që janë në dëmin dhe interesin e shtetit të Kosovës, për zhbërjen dhe anulimin e të cilave do ta ketë një betejë tepër të vështirë, edhe po të veprohej me unitet dhe seriozitet politik e institucional.

Marr në tërësi tani ato të mbeta të pushtetarëve të mëparshëm që e kanë qeverisur këtë vend shumë gjatë, e tani që ndodhen në opozitë, po ata tani bëjnë çmos për ta përlye këtë qeverisje në pushtet duke e sulmua me „thash e të themë“ pa kurrfarë fakti, krejt këto sulme që i bëjnë opozitarët, e kanë arsyen që disi ta largojnë këtë qeveri në pushtet, nga akuzat dhe fletë ndjekjet ndaj ish qeveritarëve për të cilët konfirmohet se kanë krye krime të rënda për përfitimet e tyre, sepse e kanë kuptua se qeveria në pushtet do ti ndjek dhe zbuloj të kaluarën e tyre kriminale, dhe të gjithë do të sillen para gjyqit për ato vepra kriminale që i kanë krye, dhe do të iu konfiskohet ajo pasuri si produkt nga krimi e cila do ti kthehet shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".