Dy dekada të humbura me kapje kriminale të shtetit, Kosovës i duhet qeverisje me vizion të ri politik!

Dy dekada të humbura me kapje kriminale të shtetit, Kosovës  i duhet qeverisje me vizion të ri politik!
Dy dekada të humbura me kapje kriminale të shtetit, Kosovës  i duhet qeverisje me vizion të ri politik!

Skender Mulliqi

  • 12 October 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Skender Mulliqi

Kosovës i duhet një shoqëri pa krim dhe pa korrupsion dhe pa dukuri të tjera negative. Kosovës I duhet një shoqëri jo e varfër, dhe një shoqëri kur njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre ku kanë lindur dhe ku janë rritur. Kosova duhet të jetë një vend i barabartë për të gjithë. Koha është e pushtetarëve të rijë. Vendit i nevojitet një sistem i rregulluar, pa të ashtuquajtur intelektualë, më diploma të blemë. Të rinjtë shumë gjatë mbetën duke i pritur pesë minutat e tyre, që të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike. Po largohen pa marrë para sysh së cili do të jetë vendi i jetës së tyre të re!

Kanë kaluar 22 vite nga viti 2000 .Dhe, nuk jemi të lumtur ?Ata që kanë qenë fëmijë , tash i ndjekin mësimet në fakultete. Shtrohet pyetja logjike. Sa jemi transformuar si shoqëri e pas luftës? Sa kemi përfituar në vlerat institucionale ?Çfarë ishin ndryshimet politike ? Shoqëria e Kosovës nuk ka pësuar transformime serioze për shekullin në të cilin kemi kaluar. Më shumë jemi sjellë në rrethin vicioz së sa që kemi pasur ndonjë përparim serioz. Kemi kaluar në sistemin pluralist shumë partiakë, i cili shumë u vu në peshore nga njerëzit e politikës që i patëm-shumica më logjikë autokratike ! Privatizimi i pronës shoqërore nuk na solli as për afër atë që është pritur.

Dihet së si dhe qysh u bë, në mënyrën të mbrapshtë përfituese dhe zhvatëse , duke i bërë kategorinë e njerëzve të politikës milionerë pa asnjë mund, e duke i varfëruar keq shumicën. Për gjithë këto vite nuk arritëm të dalim nga izolimi , nuk arritëm të kemi politika stabile dhe as ekonomi të qëndrueshme. Në këto rrethana shoqërore dhe politike , nuk u realizuan pritjet e qytetarëve .Vetëm në letër mbeti së kemi pushtete demokratike. Kjo tingëllon paradoksale për këtë fillim shekull, por është e vërtetë .

Në të gjitha sistemet u infiltruan kreaturat politike të ish sistemit komunist jugosllav! Me të tillë njerëz, nuk ishte e mundur të ecet shumë përpara. I patëm shumë palë zgjedhjesh nacionale dhe lokale por të cilët nuk iu sollën qytetarëve as për afër, atë që kanë pritur të realizohet. Për 20 vite pak kthesa pozitive u bënë në Kosovë! Deri në këto zgjedhjet e fundit nacionale nuk patën mobilizim kundër forcave politike më logjikë autoritare? Paralelet e tilla nuk dukën shumë logjike në kontestin kohor, por që vërtetë dallimet nuk po janë të mëdha.

Shoqëria e Kosovës, nuk u tregua e gatshme për mobilizime dhe alternativa të reja, të cilët do tu kundërshtonin fuqishëm regjimeve autokratike . Këtë e kërkon edhe kapitalizmi liberal demokratik .Nuk patëm ndonjë vizion shumë të qartë së çka dëshirojmë, cila është rruga jonë? Politikanët po e gabojnë rrugën, së shqiptarët moti e kanë zgjedhur rrugën e tyre, për në Evropën e Bashkuar. Ende nuk kemi politika dhe as ekonomi të stabilizuara. Nuk kemi arsim dhe as shëndetësi në nivel të duhur, si nuk e kemi as në art dhe në kulturë, si shtyllat më të forta të shtetit. Imitimet së e kemi gjendjen mirë , nuk iu duhet qytetarëve dhe as Kosovës. Dhe, aq më pak na vyen imitimi i sistemit të kaluar autokratik, të cilit shumë i pa sherrin.

Shoqërisë tonë te re i duhen vizione të çarta për dalje nga gjendja jo e mirë, dhe nga izolimi shumë vjeçar ku jemi katandisur. Kosovës i duhet një shoqëri pa krim dhe pa korrupsion dhe pa dukuri të tjera negative. Kosovës I duhet një shoqëri jo e varfër, dhe një shoqëri kur njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre ku kanë lindur dhe ku janë rritur. Kosova duhet të jetë një vend i barabartë për të gjithë. Koha është e pushtetarëve të rijë. Vendit i nevojitet një sistem i rregulluar, pa të ashtuquajtur intelektualë, më diploma të blemë. Të rinjtë shumë gjatë mbetën duke i pritur pesë minutat e tyre, që të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike. Po largohen pa marrë para sysh së cili do të jetë vendi i jetës së tyre të re!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"