Pushtetarët të zgjohen nga gjumi, Kosova nuk ka shqiptarë të tepërt për eksport!

Pushtetarët të zgjohen nga gjumi,  Kosova nuk ka shqiptarë të tepërt për eksport!
Pushtetarët të zgjohen nga gjumi,  Kosova nuk ka shqiptarë të tepërt për eksport!

Shefik Shkodra

  • 12 October 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Të gjithë të rinjtë, ata që patën mundësi të ikin dhe të vendosen në vende euro-perëndimore, erdhën në shprehje për shkollim (në gjuhë të huaj) dhe punësim. Jo të gjithë sot kanë përparësi, por inteligjenca do të absorbohet gjithsesi. Dhe brenga më e madhe për afat më të gjatë, duhet të jetë, se, Kosova po zbrazet. Do të mbesin tregtarët e mercenarët, gjytyrimat e vjedhacakët. Po do të “livrojnë” lirshëm të korruptuarit e kriminelët. Pa ndryshimin e këndelljen e një politike më të favorshme për qytetarët, nuk ka mundësi të ndërtohet Republika.

Qytetarët duan jetë të lirë dhe të begatshëm në vendin e tyre. Të ketë shkollim dhe hapje vende pune. Së shpejti mund të kemi edhe ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, por me stimulime materiale e shpirtërore. Kosova ka mundur të përparojë për njëzet vite, po të kishim njerëz të duhur në udhëheqje me një politikë që favorizon qytetarët dhe jo vetëm politikanët dhe oligarkët. Ka kohë që brenda kësaj periudhe, më së paku qe 15 vite, u kemi shkruar nëpër media për problemet sociale. Për largimin e rinisë: forcës fizike dhe intelektuale.

U kemi tërhequr vërejtjen për nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për këto vite as që ka dashur të dëgjojë kush për keqpërdorimet ashiqare. Kemi thënë qartë se, shteti dhe Republika e Kosovës është keqpërdorur nga politikanë të papërgjegjshëm. Nga njerëz me vetëdije shumë të ulët e të prapambetur. Nga ata njerëz (burra e gra), që lavdin për vetveten e ngritin në qiell, por puna e tyre u pa qe kaq vite si tepër e shëmtuar. Në të shumtën e rasteve i keqpërdorën institucionet qendrore dhe ato lokale. Ka pasur (ndoshta ende ka) me dy-tri vende pune, si njerëz të “pazëvendësueshëm” në truallin e Kosovës. Është thënë se, ka ndonjë rast që personi nuk e di çfarë thirret vendi i tij/saj i punës(?) ndoshta edhe ndokush që rri në shtëpi dhe paguhet për gjëja një farë vend pune?! Kush e di! Ka humbur besimi moti te PAN-i. Këta kanë krijuar Republikë banane, konfuze, me njerëz injorantë, të interesit personal e familjarë. Çudi! Qysh ky popull i ka duruar deri në këtë masë, madje sa herë i ka votuar.

Asnjë votë nuk është dashur për ta. Nuk është dashur të kalojnë as pragun. Po, dihet këta kanë paguar njerëzit skamnorë. Kanë premtuar vende pune, atyre militantëve si në ndeshjet e futbollit. Kështu vepruan për zgjedhjet qendrore, kështu veprojnë edhe për ato lokale. Punësuan njerëz mediokër, sikur që vetë janë (familjarë e partizanë, anëtarë të atyre oligarkëve, militantë me prejardhje nga udbashët e konformistët, pa marrë parasysh aftësitë e tyre në profesionin përkatës), pra, konkursi ka qenë vetëm formalitet. Shumë prej nesh i kemi përjetuar dhe vazhdojmë t’i përjetojmë e shijojmë sjelljet e tilla të këtyre bashibozukëve. Kjo ishte një politikë për keqpërdorime, e ngjashme me atë të Serbisë, diskriminuese, racore, kur në vitet (1981 – 1990), vendosej serbi edhe me shkollë të mesme, në vende pune me kualifikim shkollimi të lartë, për inati të shqiptarëve.

Ata që nuk po e dëgjonin pushtetin racist, mbeteshin rrugëve pa pardon. Ikja nga Kosova në vende tjera s’është pozitive. Po vërtet irritimet e dëshpërimet e të rinjve sot janë edhe më të theksuara, sepse këto veprime të fëlliqta, sot i bëjnë shqiptarët kundër shqiptarëve. Atë që pak kush ndër ne e ka menduar e besuar. Rrugëdalja mbetej pa mbështetje askund. Gjykatat dhe drejtësia nuk ka vepruar në përballje me elemente destruktive, sepse drejtësia ishte vetëm për pushtetarët. E dinin ata prokurorë e gjyqtarë kur duhej heshtur e fshehur dokumentet dhe, natyrisht, e dinin edhe kur duhej të ndëshkohej ndonjë i pa krah e skamnor. Mbetej vetëm ikja nga ky vend. Dita ditës kjo skenë është zgjeruar. Të njëjtat kuadro politike me të njëjtat parulla e kanë trulluar qytetarin e këtij vendi sa herë që kanë dalë në zgjedhje. Pra, partitë e mbiemëruara me siglën PAN, janë përgjegjëse për gjendjen kaotike që ia kanë krijuar vendit dhe ende vazhdojnë.

Madje, me ndihmën e daullexhinjve në ato TV laramane, mercenarët me llafet e tyre po përpiqen ta ngjallin sistemin e bashibozukëve. Krejt në dëm të tjerëve! Njëherë, u nisën Karvanët në ikje. Ikje si ndjekje nga armiku. Si Muhaxhirët e Sanxhakut të Nishit (1877/78), si në luftën e fundit nga i njëjti armik – Serbia. Në këtë rast, nuk u injorua Kosova – atdheu i dashur i këtyre të rinjve, po politika destruktive e bashibozukëve. E plaçkaxhinjve. E të korruptuarve. E uzurpatorëve. E “pronarëve” (ashtu mendonin e vepronin) të Kosovës. Nuk kanë pasur dhe nuk kanë më shumë dije se ata shqiptarët e shek. XIX, si bajraktarë me kanun.

Të gjithë të rinjtë, ata që patën mundësi të ikin dhe të vendosen në vende euro-perëndimore, erdhën në shprehje për shkollim (në gjuhë të huaj) dhe punësim. Jo të gjithë sot kanë përparësi, por inteligjenca do të absorbohet gjithsesi. Dhe brenga më e madhe për afat më të gjatë, duhet të jetë, se, Kosova po zbrazet. Do të mbesin tregtarët e mercenarët, gjytyrimat e vjedhëcukët. Po do të “livrojnë” lirshëm të korruptuarit e kriminelët. Pa ndryshimin e këndelljen e një politike më të favorshme për qytetarët, nuk ka mundësi të ndërtohet Republika. Veprimet bashibozuke janë interesi i Serbisë, jo i Kosovës dhe shqiptarëve. Le të llomotisin çka të donë nëpër ato dritaret e pluhurosura. Le të çirren si kafshët në gjak, kot!

shohin banalistët e sotshëm për çka dërdëllisin nëpër ato TV si kotece dhe në favor të kujt, se? E shohin këtë skenë teatri të shoqërisë sonë? E shohin dhe e ndiejnë këtë gjendje partitë në pushtet që ishin deri dje e që nuk i shëruan plagët këtij vendi? Kur dhe kush do t’i mbyllë gjithë ato humnera, që i hapën këta politikanë surrogat terrenit të Kosovës? Kërkojnë vota të zgjidhen dhe të restaurojnë sërish të njëjtat veprime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"