Shteti në rrezik, po zbrazet nga uzurpatorët e pushtetit me “merita të luftës”!

Shteti në rrezik, po zbrazet nga uzurpatorët e pushtetit me “merita të luftës”!

Hajrullah Tërnava

  • 14 October 2021 - 07:01

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Situata ekonomike në Kosovë është e tillë që të rinjtë nuk po shohin perspektivë për të jetuar në këtë shtet, shpresat që ishin ato të më hershmet se nëse çlirohemi prej serbëve, Kosova do të lulëzoj dhe do të bëhet Zvicra e dytë, tani u zhduken, sepse ata që pas luftës erdhën në pushtet me veprimet e tilla që tani po i dinë i tërë populli. Ata që erdhën në pushtetin e pas luftës bënë çmos që si qëllim të parë e patën pasurimin e tyre, dhe duke i punësuar të afërmit e tyre nëpër institucionet e shtetit e që me ato paga tani e jetojnë një jetë të mirë dhe të pasur, dhe me ato punësime të familjarëve të tyre e kishin qëllimin që të fortit e shtetit mos të rrezikohen nga të tjerët, e që për shtresën tjetër qytetare as që interesohej kush.

Jo rastësisht të rinjtë për një kafshatë buke punojnë edhe kamerier, edhe pse janë me diploma të fakultetit, e ka edhe të tillë që kanë edhe tituj të magjistrature etj, prandaj krejt kjo dukuri është si produkt i politikave të mëdhenjve të shtetit të Kosovës, sepse në krye të shtetit erdhën njerëz pa vlera njerëzore dhe pa një përvojë pune, e në mënyra të ndryshme duke u imponuar si krah i luftës që tani këtë dëm po e vuan Kosova. Të rinjtë e Kosovës megjithatë si të papunësi kërkojnë mundësit e tyre që të migrojnë në ato vende të perëndimit ku i shohin perspektivat e veta së paku për një rrogë të dinjitetshme që mundë të jetojnë nga ajo rrogë me familjet e tyre.

Migrim kishte në perëndim edhe në vitet 1990-1999 nga presionet serbe ndaj popullatës shqiptare, dhe ai e ka bërë të veten, sepse tani ata që kanë migrua në ato vite, atje janë të punësuar dhe me një standard më të lartë të jetesës, dhe kur vijnë nga diaspora për pushime, shihen me një standard më të mirë, me vetura të bukura, në gjendje stabile materiale gjë që tek të rinjtë e Kosovës lënë përshtypje se në perëndim është një jetë më e mirë. Prandaj çdo i ri nga Kosova tani synon për të migruar në shtetet e BE-së dhe në Amerikë. Tani nëse Kosovës i lejohet Liberalizimi i vizave, shumë të rijë do të migrojnë për në ato shtete ku të rinjtë e shohin si shans për një jetesë më të mirë, dhe Kosova tani do të zbrazet nga po ata të rijë që për të cilët nga qeveritarët e deritashëm nuk mendoj për një punësim të tyre të qëndrueshëm.

Qeveritarët i kishin qëllimet për pasurimin e tyre dhe ju kërkonin investitorëve të mëdhenj e serioz “tallin” e tyre, që ata investitor i detyronin të tërhiqen dhe të shkojnë në shtetet tjera për të investuar, prandaj këtu u krijua kjo gjendje sikur e kemi tani me një papunësi të tepërt dhe as që po shihet ajo perspektivë e hapjes së vendeve të punës në të ardhmen. Të rinjtë po e kërkojnë perspektivën e jetesës për një jetë më të mirë, por ajo që po na brengos neve si qytetar është trendi i disponimit negativ i të rinjve kosovarë që të migrojnë jashtë vendit, një trend alarmant në rritje që e zbuloi së fundi edhe hapja e terminit njëditor për aplikim në ambasadën Gjerman me shifrat që u publikuan për aplikimet e reja. Mbi 20.000 vetë kryesisht të rinj kanë provuar për të zënë termine për viza pune në Gjermani, duke bllokuar kështu edhe funksionimin e sistemit për aplikim online.

Ky fakt tani flet mjaftueshëm për humbjen e madhe të besimit të qytetarëve në këtë shtet akoma të brishtë dhe pa perspektivë, pasi që shkaktar i kësaj ndjenje mosbesimi në institucione është klasa politike e cila për 20 vjet brezit të ri ja vrau shpresat dhe ndjenjën e perspektives në atdheun e vetë. Tani me këto veprime të të rinjve të Kosovës që po duan të migrojnë në shtetet tjera, po rrezikohet zbrazje e pa kontrolluar e shtetit nga fuqia e shëndetshme për punë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, kur dihet se mundë të ketë zbrazje të rrezikshme edhe të “trurit “ intelektual.

Kësaj do ti kontribuon akoma më shumë vendimi i fundit i Bashkimit Evropian për ti dhënë dritën jeshile Kartës Blu, një strategji e mirë menduar për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta. Ky sistem i ri i vendeve të BE-së synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive, sepse Karta blu do të synon vetëm punëtorët me aftësi profesionale të larta.

Ky trend migrimi duhet të parandalohet me zhvillimin e resurseve vendore për punësim dhe zhvillim sepse shpërngulja e rinisë nga Kosova iu shkon për shtati atyre qarqeve që duan ta destabilizojnë dhe demolojnë shtetin ne Kosovës. Dihet që edhe në të kaluarën e largët udhëheqësja serbe pati arritur marrëveshje me Turqinë që popullata shqiptare të shpërngulet në atë shtet, dhe u arrit në masë të madhe ai qëllim i Serbisë, prandaj tani Turqia llogaritet si shteti me numrin më të madh të popullatës me prejardhje shqiptare në botë, por fatkeqësisht janë të asimiluar dhe as që e dinë shumica gjuhën shqipe e lëre më që ka shumë prej tyre që as nuk e dinë ku gjendet Kosova tani, vendi i prejardhjes së prindërve të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"