Qeveritarët dhe deputetët e "Listës Serbe" të ndiqen e dënohen për vepër penale të spiunazhit

Qeveritarët dhe deputetët e
Qeveritarët dhe deputetët e

Muhamet Kelmendi

  • 14 October 2021 - 17:10

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Qeveritaret dhe deputetet e  "Listës Serbe" duhet te dënohen për vepër penale te spiunazhit sipas nenit 131 , pika 1-5 te Kodit Penal te Kosovës Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet qe urgjentisht te hapi dhe lëshoj urdhër arrest kundër qeveritareve dhe deputeteve te "Listës Serbe" ne Kosove ne baze te veprës penale te spiunazhit. Qeveritaret dhe deputet e "Listës Serbe" deklaruan se japin llogari, informojnë dhe për ta vendoset ne Beograd. Vete ky fakt i plotëson kushtet ligjore sipas Kushtetutës se Kosovës dhe Kodit Penal te Kosovës. Ne Kodin Penal te Kosovës, neni 131,paragrafet 1-5 përcaktojnë dënimet deri ne 12 vjet burgim për shpiunazh. Neni 131, par. 1-5 i Kodit Penal te Kosovës sanksionojnë sekretin e shtetit, komunikimin a dorëzimin e informatave shteteve te huaja; organizimin e shërbimit te huaj ne vend; hyrjen ne shërbim te huaj; mbledhje e te dhënave dhe te dokumenteve ne llogari te shtetit te huaj, duke ia komunikuar dhe dorëzuar atij shteti, organizatave a sherbetimeve te huaja, ne vepër penale. Dënimi eshte prej 5 vjet deri ne 12 vjet burgim. Deputetet dhe qeveritaret e "Listes Serbe"ne Kosove e pranuan vete bashkepunimin dhe koordinimin e tyre me qeverine ne Beograd, drejtperdrejt me Vucicin,te cilit i raportojne dhe nga ai marrin urdhera. Fakte me te qarta per spiunazh se keto nuk ka. Lidhur me kete kerkohet qe Prikuroria Speciale t' i kapi dhe t' i arrestoj te gjithe mbi bazen e nenit 131, paragrafit 1-5 te Kodit Penal te Kosoves. Ndaj tyre rendon bashkepunimi me shtetin fqinje, dhenje e informatave dhe deshmive, si dhe venie ne sherbim te interesave te shtetit tjeter, ndaj Serbise, te informatave dhe te vetvehtes si spiun te shtetit te Kosoves te ai i Serbise. Vepra e tille e rrezikon intergritetin dhe sovranitetin e vendit sipas nenit 2 , paragrafit 1, 2 dhe 3 te Kushtetutes se Kosoves. Te lidhura me keto dy vepra, si dhe me rrezikimin e pasurise se Kosoves, te sanksionuar me nenin122, paragrafi 2 te Kushtetutes se Kosoves, permbushen elementet qe denimi te kalon mbi 12 vjet burg, deri me burgim te perjetshem, sipas neneve 123 dhe 125 te KP te Kosoves. Pra, si qeveritaret, ashtu edhe deputetet serb nga "Lista Serbe" kane kryer ne vazhdimesi veper penale te sanksionuar me me KP te Kosoves. Ata duhet te hetohen dhe per te gjithe ata te leshohet fletearresti per veper te rende penale te shpiunazhit dhe kunder rendit politik e juridik kushtetues. Duke kryer kete pune ruhet shteti dhe krimineleve iu pamundesohet veprimtaria antikushtetuese. Rruge tjeter nuk ka shteti yne.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".