Miratimi i Ligjit Vetting në pritje të konsensusit pozitë-opozitë dhe ndryshimit të kushtetutës në vitin 2022 me ekspertizën amerikane!

Miratimi i Ligjit Vetting në pritje të konsensusit pozitë-opozitë dhe ndryshimit të kushtetutës në vitin 2022 me ekspertizën amerikane!
Miratimi i Ligjit Vetting në pritje të konsensusit pozitë-opozitë dhe ndryshimit të kushtetutës në vitin 2022 me ekspertizën amerikane!

Gani Qarri

  • 15 tetor 2021 - 07:00

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Duke ditur se procesi i Vettingut duhet t’i nënshtrohet edhe debatit publik, ku medoemos kërkohet të jenë të përfshirë edhe ekspertët e huaj ndërkombëtar sidomos ata nga përfaqësia e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe ekspertë të Bashkimit Evropian, të cilët me përvojën dhe propozimet e tyre, bashkë me ekspertët më të shquar universitar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend të cilët, do ta pasurojnë edhe më tepër këtë dokument jetik ligjor, nisma për Vettingun, do duhej të përshpejtohej me të gjitha mundësite, për realizimin e tij sa më të shpejtë.

Në fakt ashtu siç edhe ka premtuar vet z.Kurti gjatë fushatës parazgjedhore dhe përderisa dihet apriori se edhe si proces, nuk mund të përfundojë për periudhë të shkurtër kohore, edhe për qeverinë e tij, Vettingu në drejtësi, duhet të jetë prioritet dhe nuk do duhej lejuar asnjë tendencë për zvarritje dhe prolongim, nga kushdo qoftë, të kësaj nisme të qëlluar ligjore. Madje duke pasur parasysh faktin se vetëm një Vetting i thellë dhe mirë përgatitur mund të jetë një Vetting i mirëfilltë i cili do ta vinte në binar normal sistemin e shthurur të drejtësisë së kapur nga politika e inkriminuar në Kosovë, që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti-2, është dashur të miratoheshin amendamentet e nevojshme kushtetuese për krijimin e bazës ligjore dhe planifikimin e një projekti të detajuar, mbi përzgjedhjen e emrave të rinj të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kyçen në sistemin e përmirësuar gjyqësor të Kosovës.

Duke ditur se procesi i Vettingut duhet t’i nënshtrohet edhe debatit publik, ku medoemos kërkohet të jenë të përfshirë edhe ekspertët e huaj ndërkombëtar sidomos ata nga përfaqësia e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe ekspertë të Bashkimit Evropian, të cilët me përvojën dhe propozimet e tyre, bashkë me ekspertët më të shquar universitar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend të cilët, do ta pasurojnë edhe më tepër këtë dokument jetik ligjor, nisma për Vettingun, do duhej të përshpejtohej me të gjitha mundësit, për realizimin e tij sa më të shpejtë.

Në fakt, qysh në muajin shkurt të këtij viti, kohë kur ministre e Drejtësisë ishte po ashtu Albulena Haxhiu, Qeveria e Kosovës, e kishte votuar themelimin e grupit punues të ekspertëve të pavarur për nismën e reformës së Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, ndaj megjithëse tanimë edhe ligji për Vettingun u miratua nga Qeveria, procesi i Vettingut të planifikuar është duke u vonuar, që të përmbyllet si akt ligjor deri në fund të këtij viti, së bashku me amendamentet kushtetuese, në mënyrë që zbatimi i tij të nisë qysh në fillim të vitit vijues 2022.

Kështu që pas votimit të koncept-dokumentit në Qeveri, për finalizimin e ligjit Vetting dhe hartimit të amendamenteve për ndryshim të Kushtetutës, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se paraprakisht kërkohet një koordinim politik gjithëpërfshirës, ndërsa procesi për Vettingun në drejtësi, do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të zgjatë së pakut për 5 vite. Për aq më tepër, ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe kohore planifikon t’u bëjë ftesë për takim, të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të ndërtimit të konsensusit për reformën e thellë në drejtësi dhe mbështetjes së tyre për amendamentet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, duke marrë parasysh faktin se grupet parlamentare në Kuvend edhe në fushatën zgjedhore Vettingun e kanë pasur në plan për sistemin e drejtësisë, ministrja tha se besojnë edhe si qeveri që do të marrim mbështetjen e opozitës, në mënyrë që të unifikohet gjithë ky program dhe të nis në vitin e ardhshëm procesi i cili do të përfundojë brenda periudhës së ardhshme pesë vjeçare. Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se kalimin e koncept dokumentit për Vettingun në Qeveri e konsideron si ditë të veçantë, sepse ky ligj gjatë zbatimit më së miri do ta tregojë gjendjen aktuale të institucioneve të drejtësisë, dhe nëse ka diçka që na ka munduar më së shumti këto 20 vite, është mungesa e drejtësisë, sepse shpeshherë nuk është ndarë drejtësi e mirëfilltë.

Prandaj meqenëse lirinë e kemi fituar, tash duhet ta institucionalizojmë edhe Vettingun në drejtësi, theksoi Kurti, ku gjyqësori duhet të jetë vërtetë i pavarur në përmbajtje, sepse gjyqësori është gardiani më i mirë i çfarëdo tendencë demokratike të vendit, ndaj dhe Qeveria është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, ngase, që sistemi prokurorial të veprojë drejtë, është e domosdoshme që të ketë njerëz profesional, ka shtuar në fund Kryeministri Kurti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".