Kanë marr mito 20-25% të vlerës së ndërtimit, Shpend Ahmeti dhe servilët e tij shpejt përfundojnë në burg !

Kanë marr mito 20-25% të vlerës së ndërtimit, Shpend Ahmeti dhe servilët e tij shpejt përfundojnë në burg !
Kanë marr mito 20-25% të vlerës së ndërtimit, Shpend Ahmeti dhe servilët e tij shpejt përfundojnë në burg !

Naim Miftari

  • 17 October 2021 - 06:50

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Unë besoj se jo shumë kohë të largët Shpend Ahmeti dhe disa servil rreth tij do të përfundojnë në burg sidomos për ndërtimin e disa objekteve në Prishtinë, të disa shkollave ku është e sigurt se kanë marr para, mito nga 20-25% nga punë kryerësit e ndërtimit të atyre objekteve. Është mirë që tani për këto abuzime ka dëshmi dhe dëshmitar, ka informacione!.

-Jo vetëm sot por që nga pas lufta lejet e ndërtimit janë shitur në komunën e Prishtinës, sidomos në lagjet elitare të qytetit, por edhe mbi ndërtimet dhe dhjetëra mijëra ndërtimi pa leje janë lejuar nga urbanizmi dhe inspekcioni i korruptuar i komunës së Prishtinës. Ndërsa sa i përket zbulimit te një projekti të fundit të tandemit Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu ,Ardian Olluri e Genc Bashota me të tjerët, projekt pa procedurë ligjore dhe projekt pa vendim të asamblesë komunale, është vetëm një tentativë tjetër e lojës për një përfitim të madh marramendës të grupit. Rasti me pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore, është tentim ilegal që u mundua ta realizon kryetari me klanin e tij në shkuarje, që të pasurohen edhe me ndonjë dhjetëra milionësh nga korrupsionit që pastaj ta shijojnë pensionimin në ndonjë ujdhesë apo ndonjë jahte të DEVOLLVE . Zbulimi i këtij rasti disa qindra milionësh është një rast i mirë i prokurorisë që ta tregon veten se nuk është edhe vetë prokuroria e shtetit e korruptuar, çka unë e besoj se po, por shpresat më mbesin se nuk do ta lejon këtë rast të mbulohet me ndonjë arsyetim banal vetë kabineti qeveritar.

Unë kam shumë besim se Qeveria do ti grahë para Vettingut dhe pastrimit të gjyqësisë, prokurorisë dhe policisë, ku do të vjen dita që këto organe ligjzbatuese do të jenë të lira nga ndikimi i mafies dhe nëntokës politike, që prokurorët e ardhshëm, gjyqtarët dhe hetuesit do ta mbrojnë vetëm shtetin e drejtësinë dhe ligjin e jo sikurse deri tani ti mbrojnë bosët e vet të nëntokës politike që i kanë vendosur servilët, kukullat e veta në aparatin shtetëror, që ta mbrojnë korrupsionin dhe krimin. Une besoj se jo shumë kohë të largët Shpend Ahmeti dhe disa servil rreth tij do të përfundojnë në burg sidomos për ndërtimin e disa objekteve në Prishtinë, të disa shkollave ku është e sigurt se kanë marr para, mito nga 20-25% nga punë kryerësit e ndërtimit të atyre objekteve. Është mirë që tani për këto abuzime ka dëshmi dhe dëshmitar, ka informacione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".