
Lexoni edhe:
MSH-ja fton qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 dhe gripit sezonal
Shkruan:ANALISTI-Faik Krasniqi
Pensionistët e meritojnë të kenë rritje të pensionit. Kjo e fundit ishte shtesë, por s'ka rëndësi. Është për t'u duartrokitur, edhe nëse është bërë apo nuk është bërë për fushatë. Çdo muaj kësaj kategorie ti ngritej vetëm nga 3 euro të pensionit bazë, në vit i bie rritje prej 36 euro.
MSH-ja fton qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 dhe gripit sezonalLexoni edhe:
Qoftë edhe 2 euro rritje në muaj, në vit i bie 24 euro. Çdo vit rritje graduale. Kjo kategori meriton jetë të dinjitetshme. Kategoritë tjera nuk meritojnë as shtesa dhe as rritje të pensioneve dhe ndihma të ndryshme sociale. Po ju tregoj edhe arsyet. E dimë fare mirë që numri i veteranëve të luftës është shumëfishuar. Pse të shkojnë taksat tona për këtë kategori mashtruesish? Përveç që marrin pension pa qenë kurrë në luftë, ata janë të liruar edhe prej shume gjërave që na kushtojnë edhe miliona të tjerë. Kur të hiqen nga lista e pensioneve këta veteranë të rrejshëm, pensioni për veteranët e vërtetë duhet të rritet 2-3 fish. Kategoria tjetër: Asistenca sociale. Çdo njeri prej nesh e dimë fare mirë që nja 70 përqind të këtyre që marrin ndihma sociale, nuk e kanë gjendjen e rëndë ekonomike. Janë në marrëdhënie pune por nuk figurojnë askund, sepse punojnë pa kontrata pune. Kanë paga të mira dhe shumë prej tyre janë më mirë ekonomikisht se shumica e atyre që nuk marrin ndihma sociale. Përveç që marrin para nga shteti, ata kanë edhe benificione tjera që shteti paguan edhe miliona të tjerë. Shteti paguan për ta energjinë elektrike dhe janë të liruar nga shumë gjëra tjera. Ndihma sociale duhet të marrin vetëm ajo kategori që me të vërtetë janë në gjendje të rëndë ekonomike. Përveç hajnive për 22 vite që pushtetet e kaluara i kanë bërë buxhetit dhe pasurisë sonë, këto kategori po ashtu na kanë dëmtuar rëndë. Prandaj kësaj duhet thënë STOP. S'kemi nevojë për armatë parazitësh. Këto para duhet të shkojnë për zhvillim ekonomik. Kosova mund të zhvillohet me bujqësi, blegtori, turizëm dhe prodhimtari të vogël. Është premtuar Banka Zhvillimore? Po. Nëse s'ka para për të filluar kjo Bankë(buxheti është më i madh se vitet paraprake), mund të fillohet me këto para. Kryesorja të filloi pavarësisht shumës. Hapen me mijëra vende të reja të punës dhe këto kategori që shumë prej tyre siç thash janë mashtrues, do të largoheshin njëherë e përgjithmonë nga kjo barrë e rëndë që i janë bërë shtetit. Na janë bërë neve të gjithëve!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".