Kritikat e Presidentes Osmani kundër Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit janë të drejta

Kritikat e Presidentes Osmani kundër Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit janë të drejta
Kritikat e Presidentes Osmani kundër Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit janë të drejta

Dardan Grapci

  • 31 October 2021 - 17:04

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci


Vjosa Osmani si Presidente dhe femër e guximshme me shumë seriozitet po i merr punët shtetërore, duke qenë  në krye të detyrë, mbrojtjes kushtetuese të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, madje duke  bërë përpjekje  me përkushtim të pa luajtshëm që të riparohen gabime me kosto të lartë kombëtare e ndërkombëtare që që ishin shkaktuar në të kaluarën nga vendimet që kanë marrë  ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Presidentët tjerë, por edhe ish-kryeministri Isa Mustafa së bashku në partneritet me Hashim Thaçin.

Kritikat e Presidentes kundër Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit janë të drejta, duke e ditur se çka i kanë bërë shtetit me nënshkrimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe, por edhe me idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë në procesin e dialogut të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Ishte një fat i mirë që Gjykata Kushtetuese r tha fjalën e vetë për Asociacionin, por unë mendoj se nuk e ka kryer krejt punën që është dashur ta kryen në këtë çështje shumë serioze.  Tema e Asociacionit duhet të rikthehet përsëri në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo ta thotë sqarimin shtesë, që duhet ta anuloj formimin e Asociacionit më shumicë Serbe, sepse me formimin e saj, do jetë fillimi i copëtimit të Kosovës, ku gjithashtu mund të filloj edhe një luftë më e tmerrshme se ajo e viteve 98-99. Faktorët ndërkombëtar duhet ta kuptojnë që Kosova është tani Republikë sovrane- shtet i pa varur dhe pjesët e Kosovës të ashtu quajtura - KOMUNA SERBE i janë  as më shumë dhe as më pak së tokë që i takojnë Kosovës, e jo Serbisë. Prandaj Presidenca, Qeveria dhe Shoqëria civile duhet të dalin me një qëndrim unik, nëse ka nevojë edhe me deklarim mbarë kombëtar si formë peticioni,  kundër krijimit të  asociacionit me komuna serbe,  apo siç e njohim ndryshe - ZAJEDNICA. Dhe ato nënshkrime duhet  ti dërgohen edhe BE-s dhe SHBA-s duke ju treguar me fakte se populli është kundër ZAJEDNICES dhe nuk do ta tolerojmë asnjë shtet të krijohet brenda shtetit ekzistues të Kosovës, të pa varur sovran dhe me të drejta të garantuara kushtetuese për të gjithë qytetarët e minoriteteve që duhet ti shohim si pasuri e multikulturalizmit të shtetit të ri të Kosovës. Ajo marrëveshje kundër kushtetuese e Asociacionit, e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet vetëm të arkivohet si kujtim i turpshëm nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, për ta mësuar e kujtuar brezat. Për gabimet që i kanë bërë në të kaluarën me qëllim Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, duke ja ngarkuar barrë të rëndë Asociacionin shtetit të Kosovës, unë do ti bëja apel  Prokurorisë Speciale që ta arrestojnë Isa Mustafen për nënshkrimin e marrëveshjeve  që janë kundër Kosovës dhe popullit të saj, siç është ajo për Asociacioni, sepse nënshkruesi i fundit është Isa Mustafa që aso kohe kushte pozitën e kryeministrit të vendit.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".