Dënimi me vetëm 8 muaj për individin që ka dhunuar vajzën 15 vjeçare!

Dënimi me vetëm 8 muaj për individin që ka dhunuar vajzën 15 vjeçare!
Dënimi me vetëm 8 muaj për individin që ka dhunuar vajzën 15 vjeçare!

Xhevat Meha

  • 01 November 2021 - 18:23

Shkruan:ANALISTI-Xhevat Meha

Rasti i dënimit me vetëm 8 muaj për individin që ka e dhunuar vajzën 15 vjeçare është vetëm episodi i ri serialit të njëjtë që vazhdon për pothuaj nga paslufta e fundit. Seriali është: pa ndëshkueshmëria e krimit si mekanizëm për ruajtjen e sistemit të ndërtuar nga strukturat e fshehta serbe, si bazë e funksionimit të institucioneve të Kosovës.

Vetëm pak jave më parë, në një prononcim kur ishte rasti i përdhunimit dhe vrasjen së vajzës në Ferizaj kam theksuar se raste të tilla të pa ndëshkueshmerisë është e pritshme te kemi njërin pas tjetrit.-Qeveria e tanishme kohëve të fundit ka paraqitur koncept dokumentin për kryerjen e Vettingut. Sa po e shoh unë, kjo qeveri nuk po kupton dallimin se çka është nevojave e qytetareve e çka është kërkesë e qytetarëve. Vettingu është kërkesë dhe jo vetëm nevojë e qytetarëve. Periudha 5 vjeçare për përmbylljen e Vetingut sipas mendimit tim nuk përmbush pritshmërinë e qytetareve për Vetting. Sidomos të rinjtë, të përballur me alternativën e përmbushjes së një procesi që ende pa filluar premton së paku 5 vite për t'u përmbyllur, kjo vetëm stimulon akoma më shumë largimin nga Kosova, sepse të rinjtë nuk shohin zgjidhje tjetër perveç se largimin nga Kosova!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".