Kryeministri shqiptarë, Edi Rama po lypë kali për Rahovecë?!

Kryeministri shqiptarë, Edi Rama po lypë kali për Rahovecë?!
Kryeministri shqiptarë, Edi Rama po lypë kali për Rahovecë?!

Ragip Guraziu

  • 07 November 2021 - 11:47

Shkruan: Ragip Guraziu

Në vitet e mëparme,të kohës,sonë,gjenerata ime me siguri,ju kujtohet se kjo shprehje kishte popullaritet,për përshtatjen e atyre njerzëve,pa marrë parasyesh se çfar profesioni është,si shembulli konkret, me kokë boshe,shembulli konkret,në këtë kohë,tani kemi Kryeministrin shqiptarë,Edi Ramën,që Armikun e përbetuar,me shekuj,që i bije Serbija,me presidentin Vuçiq,që ja ka trubulluar mendjen Edit,nuk kamë besuar se do vjen dita që unë si autor i këtij shkrimi,të shkruaj ,apo pas disa vite do del një Kryeministër shqiptarë,në vitin 2021 ,të del një Esat Pasha, kundër kombit   nga vije edhe ai vetë, e të vëllazërohet, me një president serb,që tani Vuçiq,në mesin e kombit shqiptarë,e gjeti Kryeministrin shqiptarë,Edi Kristaq Ramën,Kryemiistër,HEJ!!!! 

 

Shi për këtë, Rama fton Kosovën që të bëhet pjesë e një projekti ruso-serb, me Kosovën që sipas tij “arsyet e tyre (Kosovës)“Open Ballkan” projekt serbo-rus, Rama duhet të tërhiqet… 

 

Kush është Aleksandër Vuçiq, presidenti i ri i Serbisë, që u vëllazua me Ramën?! 

47-vjeçari ka fituar zgjedhjet presidenciale me një diferencë të madhe ndaj kundërkandidatëve të tij. 

Me 55 për qind të votave, Vuçiq e la shumë pas kandidatin opozitar Sasa Jankoviq, i cili doli i dyti me 16 për qind të votave. 

“Për mua, këto zgjedhje janë dëshmi se qytetarët serbë janë në favor të vazhdimit të rrugës drejt Bashkimit Evropian, duke i ruajtur raportet e ngushta me Kinën dhe Rusinë”, ka thënë mes tjerash Vuçiq. 

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve shënuan një “nënçmim” politik për partitë opozitare të Serbisë, të cilat konsiderojnë se sundimi i Vuçiqit po bëhet gjithnjë e më autokratik. 

Roli i presidenti serb është kryesisht ceremonial, megjithatë Vuçiq pritet ta shtrijë pushtetin nëpërmjet pranisë së tij në Partinë Progresive Serbe. 

Gjatë viteve të 90-a, Vuçiq ka shërbyer në administratën e Slobodan Milosheviqit, derisa në vitin 2008, ai iu bashkua përpjekjes për themelimin e Partisë Progresive Serbe. 

 

Basketbollisti Kryeministër?! 

Edi Rama (lindi më 4 korrik 1964) është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011. 

 

Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike. Pas kësaj, ish-Kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale. Gjatë mandatit të tij të parë, Rama është zgjedhur “World Mayor” (Kryebashkiaku i Botës) në 2004. Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet. 

 

A mos je ti, Esat Pasha I Dytë,Edi Rama?! 

  "Atentat në PARIS", i shkrimtarit Skifter Këlliçi, vjen në botimin e dytë i ripunuar. Botimi i parë i përkiste periudhës së realizmit socialist, i shkruar në kushtet dhe trysninë e ideologjisë së kohës, madje i censuruar, ku nuk janë lejuar të botohen fragmente e personazhe të ndryshme. Ky roman me një univers të madh ngjarjesh, që lëvrijnë nga Italia në Francë, nga Franca në Shqipëri e deri në Greqi, Turqi e Serbi, të cilat lidhen vetëm me një enigmë, "Pse e vrau Avni Rustemi Esad Pashë Toptanin?!", është mjaft mbresëlënës me portretizimet që u janë bërë të gjithë personazheve të veprës, aktorëve politikë e mediatikë të kohës. Shkrimtari rrëfen tashmë këtë bashkëjetesë të historisë me frymëzimin letrar dhe qëndrimin e tij ndaj idesë për rehabilitimin e figurës së Esad Pashë Toptanit. 

 

Në romanin tuaj "Atentat në Paris", një vend të rëndësishëm ka zënë portretizimi i Esat Pashës. Cili është Esat Pasha sipas jush? 

-Esat Pasha është ai që përshkruhet nga historiografia shqiptare që në fillimet e saj, duke përfshirë edhe studimet e periudhës paskomuniste, deri në ditët tona: "Veprimtar politik që punoi kundër interesave kombëtare. Si komandant i forcave rezerviste Shqipërisë së Mesme që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës,(1912-13),pas vrasjes së pabesë të komandantit Hasan Riza Pasha,organizuar prej tij,ua dorëzoi qytetin malazezëve. . . Më 1913-n ngriti në Durrës Pleqësinë që iu kundërvu qeverisë së përkohshme të Vlorës. . . Më 1914-n u përball me kryengritjen që nisi kundër tij. I rrethuar në Durrës për afro shtatë muajsh prej kryengritësve, shpëtoi falë ndërhyrjes së ushtrisë serbe që pushtoi Shqipërinë e Mesme. Në verë të vitit 1915 nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Beogradit në dëm të pavarësisë politike të Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Prej vitit 1916 vijoi veprimtarinë në mërgim, duke u vetëshpallur si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Versajë. U vra me atentat nga Avni Rustemi në Paris më 13 qershor". (Fjalori Enciklopedik Shqiptar,2008,vëll. 3, faqe 2728-29). 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".