Dosja e aferave korruptive të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut urgjentisht në tavolinën e prokurorisë speciale- PSRK !

Dosja e aferave korruptive të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut  urgjentisht në tavolinën e prokurorisë speciale- PSRK !
Dosja e aferave korruptive të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut  urgjentisht në tavolinën e prokurorisë speciale- PSRK !

Dardan Grapci

  • 11 November 2021 - 06:50

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Aferat korruptive të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut nuk do të harrohen, duke e pasur parasysh se kushdo që e fiton Prishtinën, të dy kandidatët kanë deklaruar që nuk do ti lejojnë ish-punëtorët e e korruptuar të komunës të sillen të lirë nëpër qytet, por do të ndërmarrin masa ligjore kundër tyre.

-Qeveria komunale në krye me Shpend Ahmetin mundë të tentojnë që ti pezullojnë të gjitha vendimet që i kanë marrë, ku ndër to është edhe projekti skandaloz që është nënshkruar nga NPB-ja dhe me të gjitha lejet e mundshme të lëshuara nga qeveria komunale e kryetari i Prishtinës. Prandaj Prokuroria e Prishtinës duhet që tani të fillojë ti bëj gati hetimet dhe dokumentacionin e kompletuar të dëshmive e argumenteve të mjaftueshme, i për arrestimin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, si dhe për shkatërrimin e objekteve në Lakërishtë, gjithashtu prokuroria ka shumë fakte sa që edhe një fëmijë i klasës së pare do e kishte kuptuar që Ahmeti dhe Sejdiu janë individ që duhet të arrestohen, pas gjitha atyre provave.

Ministri i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu me dërgimin e rastit në prokurori uroj që mos të dorëzohet, sepse vetëm në këtë mënyrë duke ju treguar vendin të korruptuarve se ku e kanë, Prishtina do të jetë e sigurt dhe e ndërtuar ashtu siç i ka hije një kryeqyteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".