Këta ish-pushtetar opozitar që ishin dje falen toka për Malin e Zi, po vazhdojnë ta rrezikojnë e kërcënojnë shtetin ligjor si në kohën kur e kishin pushtetin!

Këta ish-pushtetar opozitar që ishin dje falen toka për Malin e Zi, po vazhdojnë ta rrezikojnë e kërcënojnë shtetin ligjor si në kohën kur e kishin pushtetin!

Gani Qarri

  • 11 November 2021 - 06:55

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Opozita aktuale mbetet e keqe e cila as në theqafjen e madhe, që ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk po arrin esesi të vetë pastrohet, as reformohet dhe si retrograde e papërmirësueshme dhe pa alternativë e pa oferta programore, nëse nuk parandalohet urgjentisht nga organet e drejtësisë, ajo edhe nga opozita, vazhdon ti rrezikojë publikisht interesat e shtetit të Kosovës, njëjtë si në kohën kur kishte kapur gjithë shtetin, sundonte arbitrarisht vendin dhe mbijetonte duke nënshkruar asociacione një etnike serbe për bosnjëzimin e Kosovës, si dhe shiste tokat e saj, për të mbetur në pushtet, bëma për të cilat ka ardhur koha, të përgjigjet edhe penalisht.

-Pas ftesës së paparalajmëruar të Presidentes së vendit zonjës Vjosa Osmani dhe udhëtimit të saj të pa pritur në SHBA, u dogj edhe letra e fundit e fushatës së egër opozitare ndaj Qeverisë dhe Presidentes, e cila si e ftuar speciale nga Instituti prestigjioz për Politikë të Jashtme “SAIS”, do të flas në emër të Kosovës, për evazionin alarmant rus në Ballkan, si dhe vizionin e politikës së shtetit tonë të ri, për forcimin e shtetësisë dhe të ardhmen më të sigurt të Republikës së Kosovës.

Ndaj dhe shpifjet e opozitës së turpit, janë aq të pa baza dhe të pa moralshme, sa që as shtetet si Serbia dhe Rusia, të cilat shfaqin armiqësi të hapur ndaj Republikës së Kosovës, nuk kanë arritur ti prodhojnë e lansojnë në formë dhe mënyrë të tillë kaq vulgare adresimet e tyre, anti-Kosovë. Vet shpifjet për kinse fillimin e izolimit ndërkombëtar të Kosovës, nga miqtë më të mëdhenj të vendit tonë, ndaj liderëve kryesor të shtetit, si Kryeministrit dhe Presidentes, duke aluduar në mungesën e ftesës për Samitin e Demokracisë në SHBA,me ftesën e Presidentes Vjosa Osmani dhe udhëtimin e saj në SHBA, po dëshmohen si akte të qëllimshme konspirative, nga sigurimet banditeske si SHIK-u ilegal dhe paçavure e pavlerë , e fushatës së egër opozitare ndaj Qeverisë dhe Presidentes së shtetit tonë nga opozita e inkriminuar.

Ndaj ftesa speciale nga Instituti prestigjioz për Politikë të Jashtme “SAIS” dhe udhëtimi urgjent i Presidentes Osmani në SHBA, e cila si përfaqësuese e politikës së jashtme të Kosovës do të flas për vizionin dhe politikën që në koordinim me SHBA-të, po ndiqet për të ardhmen më të mirë të shtetit të ri të Kosovës, dëshmon se opozita e korruptuar është dhe mbetet e keqja më e madhe e shtetit të Kosovës edhe pas zgjedhjeve nacionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".