Pavarësia në sistemin e drejtësisë duhet të ruhet e të fuqizohet, sundimi i ligjit duhet të pastrohet e profesionalizohet!

Pavarësia në sistemin e drejtësisë duhet të ruhet e të fuqizohet, sundimi i ligjit duhet të pastrohet e profesionalizohet!
Pavarësia në sistemin e drejtësisë duhet të ruhet e të fuqizohet, sundimi i ligjit duhet të pastrohet e profesionalizohet!

Muhamet Kelmendi

  • 11 November 2021 - 07:00

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gjyqtarët dhe prokurorët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë të pavarur në vlerësimin e provave dhe në përcaktimin e masave konkrete ligjore. Por, me këtë nuk d.m.th. se këta mund t’i tejkalojnë normat e përcaktuara ligjore e as ne jene “mbi ligjin”, e me të cilat thyhet apo shkelet ligji, në emër të pavarësisë edhe ndaj ligjit, për të vepruar me veprën në kundërshtim me ligjin!!!

-KGJK dhe KPK janë kompetent dhe ka per detyrim për të hetuar dhe për të përcjell punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe për të marre masa ndeshkimore. Këto dy organe analizojnë edhe aktivitetin dhe performancën e punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, dhe në bazë të saj vendosin për a kundër vazhdimit të punës se tyre në sistemin e drejtesise. Këtu mendoj te lëndët e zgjidhura dhe që janë bërë të plotfuqishëm nga nivelet e ndryshme gjyqësore apo nga sukseset e akuzave të bëra nga prokurorët. Kuptohet se në rastet e shkeljeve të rënda të normave në fuqi dhe jo vetëm, atëherë janë shkallët gjyqësore, si Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme deri te Gjykata Kushtetuese. Ato shqyrtojnë dhe vendosin në instancat konkrete.

Aktiviteti aktual i KGJK dhe i KPK nuk tregon dhe as deshmon fare se sistemi ka filluar të shërohet e pastrohet nga dukuritë e ndryshme të rënda e deri edhe kriminale. Shumë ngadalë apo fare nuk del aktiviteti i tyre.

Rasti në Pejë tregon nivelin se ku gjendet sistemi yne i (pa)drejtesise, këtej edhe dyshimet e mundshme jane evidente. Unë dëshiroj të veprojnë organet më me ashpërsi në ruajtjen e ligjeve në fuqi dhe të pavarësisë së sistemit te drejtesise. Me atë bëhet e panevojshme marrja e masave tjera shëruese. Kur funksionojnë organet sistemit shërohet ose mbetet në kuadër të Ligjit në fuqi. Tash mbetet të shihet se ku realisht gjendet ky sistem, dhe per kete ka shume dyshime te arsyeshme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".