Kërkesat e sindikalistëve kosovare të zgjidhen me dialog institucional, ultimatumi me protesta është grackë e opozitës për interesa të ngushta krimo-politike!

Kërkesat e sindikalistëve kosovare të zgjidhen me dialog institucional, ultimatumi me protesta është grackë e opozitës për interesa të ngushta krimo-politike!
Kërkesat e sindikalistëve kosovare të zgjidhen me dialog institucional, ultimatumi me protesta është grackë e opozitës për interesa të ngushta krimo-politike!

Dr. Hysni Aliu

  • 25 November 2021 - 07:54

Shkruan: Dr.Hysni Aliu

Kosova si një shtet i ri, ka mungesa të shumta në legjislacionin aktual, dhe nevoja për plotësime e ndryshime është e madhe. Qeveria e tanishme po punon me hapa të ngadalshëm por të sigurt në plotësimin e këtyre zbraztësirave që ekzistojnë në sistemin e Kosovës. Qeveria Haradinaj, pati bërë 3 gjëra të mira: ligjin për Prishtinën, ligjin e pagave që fatkeqësisht nuk ishte planifikuar mirë e si rrjedhojë u kthye mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese dhe ligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

-Dallimet skajshme politike , ramjet e qeverive, fatkeqësisht nuk e lejuan deri më tani çuarjen përpara të ligjit të punës, sepse ai ligj i prekte shumë aspekte të jetës dhe bënte një balancë pagash i cili nuk ju konvenonte atyre që paguheshin dhjetëfish më tepër sesa të tjerët. Atë botë interesat individuale, ishin prioritet ndërsa interesat e punëtorëve ishin diku në fund të listës së prioriteteve. Qeveria Kurti, sikurse me do ligj dhe plan tjetër, që prekë në afat të gjatë shtetin e Kosovës, po është shumë e kujdesshme. Këtë e bëri me çështjen e energjisë, këtë e bëri me çështjen e ligjit për Vettingun në drejtësi, e besoj të njëjtën është duke bërë me ligjin për pagat, i cili ligj donë një analizë të gjerë, të detajuar dhe që përputhet edhe me buxhetin aktual të Kosovës. Nga përvoja ime në punë, mundë të them, që aty ku ka shpejtësi, nuk mundë të ketë kualitet, pra shpejt e mirë s’ka, këtë e provuam me ligjin e parë të pagave që u kthye mbrapsht sepse u bë shpejtë e shkel e shko.

Këtu në Finlandë , ligje të tilla kanë marrë me vite të tëra derisa janë harmonizuar, pikërisht pse duan të sjellin një kualitet dhe ligj që sjell qëndrueshmëri afatgjate. Tani kur kemi ministrin e ri të shëndetësisë, profesorin e nderur nga SHBA ja, besoj që është koha e duhur dhe është e domosdoshme të formohet ligji për sigurimet shëndetësore, si një çështje më urgjente sesa të gjitha të tjerat.

Njerëzit kanë të drejtë për shërbime shëndetësore publike, pa pasur nevojë për pagesë, por për tu realizuar kjo, Kosova duhet të fillon me mbledhjen e parave nga sigurimet shëndetësore, para që do të mundësonin një funksionim të mirë të shëndetësisë, dhe do mundësohej trajtimi i dinjitetshëm i njerëzve në Kosovë, e jo që të kenë nevojë me shkuj në Serbi, Maqedoni apo Shqipëri, ku pagesat bëhen nga djersa e mërgimtarëve, që mendoj se është gjynah kjo punë.

Sa i përket paralajmërimeve për protesta të sindikatave, natyrisht që protestat janë një mënyre demokratike e shfaqjes së pakënaqësisë, por paraprakisht do të duhet të uleshin sindikatat dhe njerëzit kompetent në qeveri, që të ju tregoj se cili është procesi aktualisht, cilat janë pengesat dhe të bisedojnë si ta përkrahin njëri tjetrin në këtë proces që i prekë të gjithë e jo të bëjnë kërcënime me protesta e bllokime, nëse bëni kështu e s’bëni ashtu. Ultimatumet s’jon të mira, ato përdoren veç nga kriminelët e jo nga sindikata që duhet të jenë të vetëdishjme që kjo qeveri, e ka gjetur shtetin e Kosovës, në anestezi, me infuzion intravenoz, që ishte gati të intubohet, sikur pacientët me korona. Në këtë situatë, të kërkosh shpejtësi dhe të mundohesh të imponosh kohën se kur një ligj duhet të jetë gati, me shantazhe e kërcënime të kryesindikalistëve, është tepër e turpshme, dhe tregon që këta njerëz të sindikatave, kurrë s’kanë qenë krye sindikalistë që e mbrojnë të drejtat e punëtorëve po njerëz që kanë pasur pozita ku kanë vjedh para dhe i kanë orientuar punëtorët politikisht për parti të caktuara.

Gjersa në botën demokratike sindikatat udhëhiqen nga njerëz me vlera intelektuale, njerëz me pastërti njerëzore e dinjitet të pastër,derisa tek ne në Kosovë, sindikalistët, janë shërbëtorë të partive të caktuara politike, siq janë LDK , PDK, AAK, NISMA, AKR, dhe interesit të tyre ju kanë shërbyer me dekada, duke i mbledhur punëtorët gjatë fushatave zgjedhore, dhe duke i dërguar për drekë e darka nëpër hotele të ndryshme. Pra këta njerëz, treguan që janë pa asnjë vlerë njerëzore, intelektuale, apo profesionale. Nën udhëheqjen e tyre, PISA e paraqiti Kosovën pothuajse vendin e fundit në testin e diturisë. Këta në vend se të ishin në burg për manipulimet e dallaveret që i kanë bërë dhe për dështimin e sistemit të arsimit e shëndetësisë, këta fillojnë plane për të rrezuar, një qeveri që po e ngjall vendin dhe po e nxjerr nga një humnerë që bash këta njerëz që tani po ankohen e kanë hedhë buzë greminës. Unë besoj që mësimdhënësit që kanë dinjitet , por edhe punëtorët e shëndetësisë, duhet ti injorojnë kërkesat e tyre, ti konsiderojnë si kërkesa të Vuçiqve brenda Kosovës, dhe të mos marrin pjesë në tubimet e tyre destabilizuese. Prokurori, nëse gjendet ndonjë guximtar, duhet të filloj me hulumtimin e keqpërdorimeve , e pikërisht të këtyre krye sindikalistëve , dhe të gjithë ti hedhë para drejtësisë. Në Kosovë, nuk ka vend më për shërbëtor të Vuçiqit.

Nëse dikush është në prush, mundë të them se në prush janë Policët e Kosovës, që rrezikojnë jetën dhe nuk kanë kurrfarë sigurimi për jetë, dhe kjo çështje duhet të adresohet shpejt, e tek pastaj ligji për pagat dhe ligji për sigurimet shëndetësore. Qeveria duhet të takohet me profesionalistet e vendit, po ashtu edhe udhëheqësit sindikal, për të ju sqaruar gjerat se në çfarë faze është secila gjë që i prekë punëtorët, por shantazhimin duhet ta hedh poshtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".