Lexoni edhe:
Kërkesat e sindikalistëve kosovare të zgjidhen me dialog institucional, ultimatumi me protesta është grackë e opozitës për interesa të ngushta krimo-politike!
Shkruan:Analisti - Muhamet Kelmendi
Ajo që krijon dyshim është përzierja e kryeprokurorit në përzgjedhje. Z.Lumezi si kryeprokuror ka pasur kritika të ndryshme. Ato shkojnë nga vepra penale e falsifikimit të dokumentit të diplomës deri te kapja e tij nga grupet e ndryshme informale. Këto akuza nuk janë shqyrtuar dhe nuk kemi ndonjë vendim. Edhe ato pak analiza të bëra nuk japin ndonjë besueshmëri të duhur. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, KPK është po ai që tash e me vite kritikohet për dyshime, keqpërdorime dhe mos kryerje të detyrës sipas ligjit. Ndaj tyre nuk kemi asnjë masë të ndërmarrë. I theksova këto dy çështje për të ardhur te konkludimi se është vështirë që të shpëtohet nga intervenimi i tyre në përzgjedhjen e prokurorëve.
-Sistemi i drejtësisë ne Kosove ka vështirësi të nduarduarshme. Megjithatë, ne kuadër te punës ka edhe suksese të konsiderueshme. Dihet se sistemi nuk rregullohet me disa prokurorë a gjyqtarë që zgjidhen dhe që monitorohen nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Mirëpo, edhe kjo është e mirë, kuptohet nëse ka rregullsi në përzgjedhje sipas rezultateve dhe kushteve tjera të përcaktuara. Sistemi fillon të rrjedh pozitive kur mu ndaj përgjegjëseve merren masa ligjore. Këtu është fjala për KPK-në dhe për Kryeprokurorin.
Me këto organe të njëjta, të përfolura dhe të akuzuara, nuk kemi përzgjedhje adekuate dhe vetë sistemi vazhdon i njëjtë. Në Kosovë kërkohen masa ndaj tërë sistemit. Por, në këtë kuadër, kurrsesi nuk duhet të zhvillohet një ndjekje e shtrigave dhe të ndikohet në humbjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe prokuroria.
Vetëm duke e ruajtur nga këto masa sistemin, por duke zhvilluar VETTING, nën kontrollin e faktorit ndërkombëtar, dhe pa e humbur pavarësinë, sistemi ka mundësi dhe natyrisht se edhe me vullnet të mirë shërohet. Tash është në diskutim nga Qeveria Kurti Ligji mbi Vetting.
Ky ligj vetëm për vetëm dhe me kuadrot që i ka Ministria e Drejtësisë nuk ecet. Kërkohet ndihmë e madhe nga Anglia, SHBA dhe BE. Me këtë konstalacion zhvillohet një VETTING i suksesshëm në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".