Prapa ultimatumit të organizatave sindikaliste me protesta fshihet opozita e inkriminuar me skenarin e destabilizimit dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti!

Prapa ultimatumit të organizatave sindikaliste me protesta fshihet opozita e inkriminuar me skenarin e destabilizimit dhe  rrëzimit të Qeverisë Kurti!

Hajrullah Tërnava

  • 26 November 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Karshi vitit të parë të suksesshëm të Qeveris së VV-së, opozitarët janë duke i manipuluar skajshmërisht për interesa të tyre politike, organizatat sindikaliste të cilat po kërcojnë Qeverinë Kurti me mobilizim për protesta, në ditët në vijim të këtij viti por akoma më masive në fillimin e vitit që vjen, duke paraqitur ultimatum për ligjin e pagave, ligj të cilin dështuan ta bëjnë të dy mandatet e fundit të qeverive të kaluara që u drejtuan nga PDK e LDK, me partnerët e tyre.

-Partitë të cilat tani gjenden në opozitë, e që ishin ato që me qeverisjet e deritashme që nga paslufta e deri më tani e sollën Kosovën në këtë gjendje si më të izoluarën në botë, me ato veprime kriminale që e patën qëllimin e tyre vetëm që të pasurohen, dhe për këtë arsye ia arritën qëllimit, por me ato veprime kriminale e detyruan rinin që të ikin nga ky vend i pa perspektivë, prandaj tani Kosova pa rininë e sajë po duket tepër e varfëruar, detyrë e kësaj qeverie në pushtet është të punoj në atë drejtim që të rinjve tu hap vende të punës që ta ndal këtë trend të zbrazjes së Kosovës, dhe tua kthen optimizmin jo vetëm të rinjve por gjithë popullatës së saj.

Përveç sindikatës së punëtorëve të sistemit shëndetësor, ultimatum të ashpër për protesta dhe greva kanë paralajmëruar edhe sindikata e arsimit dhe ajo e shërbimit civil në institucionet publike të Kosovës. Këtë javë pritet të mbahet një protestë e paralajmëruar nga punëtorët e Administratës Publike. Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), ka njoftuar se Kryesia Ekzekutive ka vendosur që të mbajë protestë të premten në sheshin “Skënderbeu”, protesta këto që po vijnë e po shtohen krahas diskutimit në Kuvend të Buxhetit për vitin në vijim, një moment të cilin partitë politike në opozitë që deri dje ishin në pushtet, po i përdorin sindikalistët dhe organizatat e tyre për shantazh dhe destabilizimin e Qeverisë, edhe me kërkesa megalomane, të pa arsyeshme dhe të pa zbatueshme, të cilat i kanë injoruar sa ishin vetë në pushtet në mandatin e kaluar.

Këto veprime që po i ndërmerr opozita tani janë për të vetmin qëllim, që nëse ka sukses, përmes protestave të qytetarëve nga të gjitha strukturat popullore qofshin sindikata, arsimin, policinë, sportistët, të papunët, e të tjerët, për të vetmin qellim që ta përmbysin këtë qeveri në pushtet, sepse po e kanë të qartë se ndryshe nuk mundë të vijnë në pushtete para katër viteve, që e kanë të garantuar sipas afatit kushtetues e qeveritar të kësaj qeverie.

Qëllimi i opozitës është që përmes protestave, nëse ato mundë të kalojnë në protesta masive, ta rrëzojnë këtë qeveri si të tillë që, e ka mandatin katërvjeçar, por edhe nga frika dhe që po e ndjejnë se së shpejti mund të burgosen për ato vepra kriminale që i kanë kryer gjatë qeverisjes së tyre të kaluar të inkriminuar. Faktet e së kaluarës flasin se qëllim që e kishin gjatë qeverisjes së kaur nga këta që sot janë në opozitë, ishte pasurimin e tyre i skajshëm, sikur që tani ia kanë arritur atij qëllimi dhe tani janë bërë pasanikët më të mëdhenjtë të Kosovës, dhe për këto shkaqe Kosova po e paguan llogarinë e saj si vendi ma i kriminalizuar dhe vendi më i izoluar në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".