Të korruptuarit dhe të inkriminuarit që e kapën për dy dekada sistemin e drejtësisë po e shpenzojnë energjinë e fundit për ta sabotuar ligjin Vetting!

Të korruptuarit dhe të inkriminuarit që e kapën për dy dekada sistemin e drejtësisë po e shpenzojnë energjinë e fundit për ta sabotuar ligjin Vetting!
Të korruptuarit dhe të inkriminuarit që e kapën për dy dekada sistemin e drejtësisë po e shpenzojnë energjinë e fundit për ta sabotuar ligjin Vetting!

Arsim Haziri

  • 04 December 2021 - 17:13

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Procesi i bërjes së ligjit Vetting, sipas dinamikës së dëshiruar nga ana e Qeverisë së Kosovës, duket se nuk do të realizohet, por shpresat dhe mundësitë janë reale për ta finalizuar edhe këtë proces, dhe të mos bllokohet. Një gjë është e vërtetë që do të ketë përpjekje për sabotim maksimal dhe pamundësuar realizimin e këtij projekti për reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Në këtë humbje kohe, në zvarritje, do të mundë të ndikon në pritje të finalizimit të ligjit Vetting largimi nga grupi punues , në fazën finale, të ekspertëve që ishin deleguar më parë në grup, nga ana e KPK-së dhe KGJK-së.

Tani më po shihet qartë, dhe nuk do analizë shumë të thellë për ta dëshmuar, se largimi i përfaqësuese të KPK-së dhe KGJK-së një skenar i montuar dhe dirigjuar nga ana e ish pushtetarëve të korruptuar që tashmë janë në opozitë dhe po i frikësohen përshpejtimit të procesit Vetting nga frika e zbulimit të lidhjeve të krimit dhe djegëses së karrierës politike të disa figurave qendrore të këtyre subjekteve politike për shkak të lidhjes prej dy dekadash me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale që kanë bllokuar dhe penguar funksionimin e pa varur të sistemit të drejtësisë.

Tani më me deklarime publike dhe zyrtare, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor përfundimisht kanë vendosur që ta bojkotojnë punën e grupit punues që po e finalizon hartimin e legjislacionit për procesin e Vettingut, derisa në Ministrin e Drejtësisë thonë se pavarësisht këtij bojkoti, grupi nuk do të ndalet, pasi që kjo nuk do t’i pengojë ata që të vazhdojnë me reformën të cilët e konsiderojnë substanciale për sistemin e drejtësisë, pasi që për këtë agjendë kanë marr mbështetje të fuqishme me ekspertizë edhe nga Komisioni i Venecias.

E përkrah vendimit të KPK-së dhe KGJK-së që të bojkotohet pjesëmarrja në grupin punues janë rreshtuar subjektet politike nga opozita që sipas logjikës së tyre e konsideron të palogjikshme hartimin e Vettingut pa përfshirjen e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të drejtësisë. Pra, pozicionimi i opozitës karshi bojkotit nga KPK dhe KGJK tregon më së miri se ka një marrëveshje në këtë trekëndësh bashkëpunues për ta penguar dhe eventualisht edhe sabotuar procesin e filluar të reformës në drejtësi.

Sido qoftë aleat besnik i Ministrisë së Drejtësisë me pjesëmarrje në Grupin punues për Vettingun po vazhdon të mbetet shoqëria civile e cila po e i bënë presion KPK-së dhe KGJK-së që të mos e ndjek politikën e inateve por t’i bashkohet punës për Vetting-un, për të ndërtuar një proces të besueshëm dhe të zbatueshëm me qëllim të arritjes së reformës profesionale në sistem, ashti sikur e ka kërkuar vazhdimisht edhe BE në Raportin e Progresit.

Zvarritje mundë të ketë por ka shpresë për një mbështetje të fuqishme që do ta merr Ministria e Drejtësisë në këtë projekt serioz edhe nga Komisioni i Venecias, kështu që pavarësisht përpjekjeve për të penguar dhe sabotuar, me kalimin e kohës do të bindet edhe opozita për ta pranuar dhe votuar një projekt kaq kapital të pastrimit dhe reformimit rrënjësor të sistemit të dështuar dhe të korruptuar të drejtësisë për dy dekadat e kaluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".