Suksesi i shtetit ligjor është kur veprohet në preventiv që krimineli të izolohet dhe parandalohet, nuk është sukses kapja pas kryerjes së veprës dhe pastaj të dënohet!

Suksesi i shtetit ligjor është kur veprohet në preventiv që krimineli të izolohet dhe parandalohet, nuk është sukses kapja pas kryerjes së veprës dhe pastaj të dënohet!
Suksesi i shtetit ligjor është kur veprohet në preventiv që krimineli të izolohet dhe parandalohet, nuk është sukses kapja pas kryerjes së veprës dhe pastaj të dënohet!

Naim Miftari

  • 11 December 2021 - 17:03

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Deklarata e Kujtim Munishit, kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili thotë se prokuroria në bazë të ligjit e ka për detyrë vetëm ndjekjen e kryesve të veprave penale por jo për parandalimin e tyre është një pa përgjegjësi totale.

-Deklarimi i një prokurori se nuk e ka për detyrë ta parandalon realizimin e një veprimi kriminal dhe penal, pavarësisht se ka informacione, është deklaratë thjeshtë fëmijërore e një përfaqësuesi të organit të akuzës, sikur është në këtë rast nga ana e kryeprokurorit. Kjo i bije që tani edhe nëse policia ,AKI- ja ose vetë prokuroria po marrka një informatë se një grup i terroristëve ose një grup tjetër kriminal po planifikuaka aksion për vrasjen e dikujt, ose të shumë personave, sipas këtij prokurorit masat e ndërhyrjes dhe veprimit do të vijnë tek pasi të vriten njerëzit nga terroristët ose nga ndonjë grup kriminelësh.

Pra tek tani pasi të ndodhë krimi po dashka me i ndjek e me i dënua kryesit e vrasjeve. Kjo logjikë e sjelljes dhe mendimit, aq më shumë e veprimit, është gabim. Sukses i organeve të ndjekjes dhe hetuesisë është kur arrin për ti parandaluar rastet e tilla sesa me pritë që ata ta kryejnë veprën, cilido nivel i aktit penal a kriminal të jetë ai, dhe pastaj për ti kapur dhe për ti dënuar për pasojat që i kanë shkaktuar.

Kjo ngjanë shumë nga ajo thënia e mjekut se më mirë është me u ruajt e mos me u sëmur sesa me shërua nga sëmundja. Vetëm le ta marrim shembull vrasjen e disa femrave në Kosovë të cilat kanë dhënë informacionet paraprake për kërcënimin por askush nuk ka ndërmarr masat e duhura për ta parandaluar krimin.

Me u pas marr prokuroria, gjykatat dhe policia që në fillim me problemin e kërcënimit nuk kishte ardhur fare deri te vrasje e disa grave që kishin kërkuar ndihmë pare se të ndodhnin vrasjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".