Viti i parë i mazhorancës në qeverisje nga LVV me partnerët, notë e dobët për Kuvendin, nismë e shkëlqyeshme e Qeverisë për sundimin e ligjit

Viti i parë i mazhorancës në qeverisje nga LVV me partnerët, notë e dobët për Kuvendin, nismë e shkëlqyeshme e Qeverisë për sundimin e ligjit
Viti i parë i mazhorancës në qeverisje nga LVV me partnerët, notë e dobët për Kuvendin, nismë e shkëlqyeshme e Qeverisë për sundimin e ligjit

Dardan Grapci

  • 03 January 2022 - 02:08

Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci

Ligjvënësit kosovar në këtë vit kalendarik të punës në Kuvend kanë dështuar në shumë pika kyçe. Sido që të jetë duhet të vlerësohet dhe të mos heshtet përvjelja e duarve dhe mëngëve nga ana e Qeverisë për të inkurajuar dhe mbështetur pa kursin institucionet e sundimit të ligjit. Në vitin e parë të kësaj legjislature të Kuvendit dhe të Qeverisë duhet të ceken sukseset konkrete ku javëve të fundit morri hov lufta anti- korrupsion. Pavarësisht dështimit të Kuvendit në miratimin e pakos me ligje të reja, duhet të përshëndet inkurajimi për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë nëpër disa komuna, ku kemi të arrestuar edhe ish kryetar për keqpërdorim të postit, dhe shumë zyrtar tjerë komunal gjithandej në nivel vendi.



-Kanë thënë pleqtë se në fund të tunelit gjithmonë shihet një dritë, prandaj kjo dritë ka filluar të afrohet dalëngadalë.
E dimë që ish Qeveria Hoti ka bërë shumë shkelje, por të jem i sinqertë dhe transparent Qeveria Kurti këto probleme i ka gjetur në tavolinë, prandaj mos ta gjykojmë me një sy te keq këtë Qeveri njëherë për këta pak muaj të fillimit të mandatit. Le të presim çka do të ndodhë deri në fund të muajit Qershor të vitit 2022.

Sa i përket deputetëve që po mungojnë nëpër seanca me këtë problem duhet të merret Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, që nënkupton se duhet të futet në zbatim Rregullorja e re me masa më të ashpra në harmoni me Ligjin për deputetët.

Në Sesionin e ri që fillon nga muaji janar, me futjen në zbatim të rregullores së re, deputetët të cilët mungojnë duhet të dënohen me mos pagesë, kurse ata që përdorin fjalor jo parlamentar, duhet të ndëshkohen me përjashtim nga Salla e Kuvendit.

Uroj dhe shpresoj që në vitin 2022 Kuvendi dhe Qeveria ti marrin më me seriozitet problemet e qytetarëve, dhe mos të bëjnë pazare rajonale në emër të Kosovës, gjë që mundë të shkaktoj ndonjë kaos në vend në të ardhmen, me rrezik të zgjimit kundërshtues të popullit dhe acarimit të situatës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".