
Lexoni edhe:
Pse Evropa nuk po i sanksionon politikanët e Ballkanit Perëndimor sikur Amerika?
Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci
Reformimi i sistemit të drejtësisë është dashur të ndodhë thellësisht dhe substancialisht menjëherë në 2 vitet e para pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Kosovës, e jo të improvizohet me ndryshime kozmetike, duke i lënë për vite të tëra institucionet e drejtësisë nën çadrën e UNMIK-ut e të EULEXIT.
Pse Evropa nuk po i sanksionon politikanët e Ballkanit Perëndimor sikur Amerika?
Lexoni edhe:
Agjenda e filluar e Ministrisë së drejtësisë me reforma konkrete në sistemin e drejtësisë është një operacion që duhet mbështetur dhe përshëndetur. Prandaj është shumë mirë të bëhet e zbatohet reforma e thellë më pakot e reja ligjore, pasi në këtë pako ligjore për reformim të drejtësisë po merr pjesë edhe komisioni i Venecias si një nga mekanizmat me kredibil të kësaj fushe. Me procedimin në Kuvend dhe me aplikimin e saj sa më të shpejtë, shumë prokuror, polic, biznesmen, politikan etj, do të hetohen për keqpërdorim të detyrës dhe për korrupsion.
Qytetarët e Kosovës e kanë pritur shumë gjatë këtë reformim dhe këtë fuqizim të shtetit ligjor, prandaj uroj që edhe të zgjidhet në të ardhmen e afërt Kryeprokurori i Shtetit që nuk ka asnjë prapavijë politike dhe nuk ka anime familjare. Vetëm kur të zgjidhet një person me këto norma , atëherë drejtësia në vend do të këndellet dhe do të merr shumë poenë pozitive nga qytetarët e Republikës së Kosovës, pora akoma më shumë edhe nga vetë faktori ndërkombëtar si shtet serioz i së drejtës me standarde të avancuara demokratike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".