Për LPK-në flasin inkompetentët!

Për LPK-në flasin inkompetentët!
Për LPK-në flasin inkompetentët!

Muhamet Kelmendi

  • 12 January 2022 - 14:05

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Reagim për emisionin në "Presing" . Në "Presing" doli jo realja lidhur me formimin, punën dhe organizimin e LPK-së.

Natyrisht se nga diskutantët nuk pritej të pasqyrohet historia e LPK-së.

Jo pse diskutantët nuk kanë qenë anëtarë të LPK-së, por për faktin se nga ata nuk dihet zhvillimi. Ata folën nga pozitat e veta dhe kështu bënë përzierje të fakteve, të organizimit të brendshëm dhe të MP të LPK-së. Kështu, MP dhe organet që kanë dalë në MP të LPK-së, në Ujmir, nuk kanë punuar as edhe një javë. Tërë udhëheqja e lëshon LPK-në. Kryetari, z. Sylaj kalon në LDK në Zvicër dhe bëhet kryetar atje. Hydajet Hyseni dhe Ram Buja kalojnë në LDK dhe bëhen nënkryetar. Kështu u likuidua udhëheqja e dalë në Ujmir. Këtë Mbledhje të Përgjithshme e kemi shpallur të pavlershme dhe është organizuar MP tjetër e LPK-së.

 (...)

 Animet politike ishin bazë e diskutimit. Kishte përzierje të udhëheqjeve dhe të grupimeve të krijuara me udhëheqjen legale të LPK-së.

Grupimet e parëndësishme dhe puna fare e pa lidhur me LPK morën kohën e emisionit dhe dolën kryesore. U shkua deri atje sa që të thuhet se themeluese të LPK-së ishin mbi 100 grupime të vogla politike. E dhënë jo reale...! Grupimet jashtë strukturës së LPK-së morrën vend themelor. Më shumë dolën grupet si udhëheqëse se Kryesia e LPK-së. Doli se çdo gjë paska qenë kolegjiale...!

 (...)

 Shembull:

Ku dhe kush i organizoj Mbledhjet e Përgjithshme të LPK-së?

Kush i udhëhoqi ato? Si dolën organet udhëheqëse të LPK-së?

Takimet e KP të LPK-së janë mbajtur në tre muaj një herë. Kush e udhëhoqi këtë organizatë midis mbledhjeve? Kush i hartoj dokumentet e LPK-së? Kush i lëshoj komunikatat e UCK-së? Kur u themelua UCK? Kur u themelua LPK? Nuk doli asgjë! Folën inkompetentët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".