‘Kupola e SHIK-ut që kanë bërë pazare po tmerrohen nga frika e ballafaqimit me drejtësinë’

‘Kupola e SHIK-ut që kanë bërë pazare po tmerrohen nga frika e ballafaqimit me drejtësinë’

Gani Qarri

  • 11 February 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ata të cilët pushtetin e morën me forcë dhe blenë e manipuluan votat e qytetarëve, si dhe u pasuruan me paratë e fondeve të keqpërdorura të luftës, kapën shtetin dhe sunduan vendin mbi 13 vite me radhë, në mënyrë arbitrare, ndanë Mitrovicën, nënshkruan asociacionin kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive, i cili bije ndesh me 23 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkuan ndarjen e vendit dhe paguan qindra mijëra euro firmat e huaja që të lobonin për ndarjen e shtetit, sot po bëhen gjithnjë e më të zëshëm kundër veprimit të ligjt, nga frika e përgjegjësisë personale.

Të gjitha këto aventura dhe prapështi, ata i bën me qëllimin ogurzi ,për t`ia falur veriun e vendit tonë Serbisë fashiste, bashkë me të gjitha burimet natyrore dhe ato ujore të kësaj pjese, të njëjtit që i dhuruan mbi 2500 hektar tokë të Kosovës FYROM-it dhe 8300 tjera Malit të Zi, me lajka se po bënin liberalizimin e vizave dhe tani pa fije turpi, ngrihen e sulmojnë qeverinë aktuale për çdo gjë, vend e pa vend madje edhe për bëmat e veta të kundërligjshme në të kaluarën.

Ndaj akuzat e partive politike në opozitë, të cilat keq qeverisën e zhvaten për dy dekada gjithë Kosovën,tani edhe rrezikun nga zbrazja e vendit për shkak të interesimit të të rinjve për të gjetur punë jashtë vendit, ja faturojnë Qeverisë Kurti e cila ende nuk e ka mbushur vitin e parë nga formimi i saj dhe fillimi i qeverisjes së shtetit, akuza që janë aq absurde e hipokrite, sa që nuk ia vlen as të merresh me to.

Për aq më tepër, partitë e inkriminuara, gjatë qeverisjes së vet kriminale, mënjanuan intelektualët dhe atdhetarët më të zotë, nga pozitat kyçe në vend, disa duke i përjashtuar nga puna, disa nga politika e të tjerët që i shihnin si konkurrent e kundërshtar, edhe duke i likuiduar fizikisht dhe zëvendësuar me njerëz të dëgjueshëm e puthadorë, dhe instaluan krimin e korrupsionin e pafund me të cilat detyruan mijëra familje që bashkë me fëmijë e katandi, të ikin përgjithmonë nga vendi. Ndaj qytetarët duhet të kenë edhe pak durim dhe të mos mashtrohen lehtë nga klithma të tilla korbash, që u ndëshkuan me votë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar, për pasojë të të cilëve filloi edhe eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, një trendë që as sot nuk po arrihet të parandalohet, sado i rëndë dhe i dhembshëm, që është për të gjithë ne.

Dhe përderisa partitë e inkriminuara për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë, formuan edhe agjenci spiunazhi e shërbime të fshehta private e partiake, duke përvetësuar çdo pasuri të këtij vendi, përfshi tjetërsimin e pronësive shtetërore e private në emër të privatizimit, duke mbajtur për vete pjesët më atraktive, në qendrat kryesore të qyteteve dhe ato buzë rrugëve kryesore, blenë diploma dhe tituj shkencor, në dhjetëra universitete private, të hapura pa asnjë nevojë, në numër kaq të madh, të cilat sot edhe hiper-prodhojnë kuadro gjysmë analfabet me diploma false, shkatërruan shëndetësinë dhe kidnapuan komplet sistemin e drejtësisë, duke vendosur vet se ku dhe si duhej të vepronte edhe ligji, sot i pengon çdo gjë ligjore që shkon drejt zbulimit të veprimeve të tyre korruptive e kriminale, për të cilat duhet të dalin dhe përgjigjen para ligjit.

Kurse Qeveria aktuale, po bënë krejt ato që mundet dhe arrin me veprimet më transparente të mundshme, duke dëshmuar në praktikë ,se prioritet e ka dekonspirimin dhe ndëshkimin e qeverisjes së keqe, të korruptuar e të inkriminuar nga lidhja trepalëshe e nëntokës së kontrolluar nga SHIK-u në kulmimin e treshes së koalicionit të fundit PDK-LDK, PANI-it dhe së fundi atë të LAN-it. Ndaj duke pasur të gjitha këto parasysh, Qeverisë Kurti do ti duhet ende kohë për ti riparuar dhe kthyer në normalitet të gjitha mbrapshtit dhe dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar opozitarët e kriminalizuar gjithë vendit, në qeverisjen e kaluar nën telekomandën e SHIK-ut ilegal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".