
Lexoni edhe:
Sot mot i vranët dhe me mundësi shiu
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Duket se në Kosove jetohet dhe shpenzohet shumë më shumë sesa fitohet legalisht. Në këtë kuadër, arrestimi i ish- sekretarit të Ministrisë së Tregtisë me 50 kg drogë, tregon se një nga format e financimit të politikes dhe të ekonomisë private është edhe droga. Kjo tregon se shteti duhet të veproj me masa juridike e penale ndaj partive dhe individëve në parti, përgjegjëseve në subjekte etj. E kjo arrihet me marrjen dhe përcjelljen adekuate të të dhënave për mjetet financiare nga subjektet politike dhe ekonomike, si dhe nga individët që veprojnë.
Sot mot i vranët dhe me mundësi shiuLexoni edhe:
Financimin i partive politike është një nga çështjet që më se paku ka rregulla juridike. Ndonëse ka ligj dhe partitë e kandidatët për zgjedhje, qoftë të përgjithshme, qoftë lokale , janë të obliguar të raportojnë, megjithatë, ata apo ato nuk e bëjnë raportimin adekuat dhe del qesharak financimi i partive e kandidatëve, kundruall veprimeve të kryera dhe aktivitetit të zhvilluar. Tashmë kjo është e qartë. Shumë kush do të pyeste pse kjo dilemë dhe kjo pikëpyetje? Shteti nuk ka të dhëna mbi financat e partive dhe të kandidatëve. Disproporcioni midis punës dhe raporteve financiare është shumë i lartë. Nuk dihet gjendja financiare as edhe shuma e harxhuar e politikaneve, kandidatëve për zgjedhje, gjyqtarëve, prokurorëve, ekonomistëve e juristëve, administratorëve etj. Duket se në Kosove jetohet dhe shpenzohet shumë më shumë sesa fitohet legalisht. Në këtë kuadër, arrestimi i ish- sekretarit të Ministrisë së Tregtisë me 50 kg drogë, tregon se një nga format e financimit të politikes dhe të ekonomisë private është edhe droga. Kjo tregon se shteti duhet të veproj me masa juridike e penale ndaj partive dhe individëve në parti, përgjegjëseve në subjekte etj. E kjo arrihet me marrjen dhe përcjelljen adekuate të të dhënave për mjetet financiare nga subjektet politike dhe ekonomike, si dhe nga individët që veprojnë. Kapja me drogë është vepër e rëndë. Partia NISMA kërkohet të diferencohet dhe të merr edhe masa statutare. Por shteti i ka mekanizmat e vetë dhe për veprat e tilla dënohet subjekti i kapur dhe natyrisht edhe subjekti politike, nëse del se ka financime me drogë. Nuk duhet lejuar që çështja të kalon pa hetime të thella penale dhe pa përgjegjësi politike dhe juridike
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".