Kosovës i duhet ndërton FSK-në ushtri që edhe vetë ta mbron Republikën!

Kosovës i duhet ndërton FSK-në ushtri që edhe vetë ta mbron Republikën!
Kosovës i duhet ndërton FSK-në ushtri që edhe vetë ta mbron Republikën!

Muhamet Kelmendi

  • 27 February 2022 - 08:45

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gjendja në Ukrainë tregon se një vend që nuk armatoset dhe nuk ka ushtri profesionale dhe të rregullte e humbë lehtë pavarësinë e vendit të vetë. Shembulli i tillë kërkohet të merret për bazë nga Qeveria e Kosovës. Situata nuk lejon për ndonjë mendim imagjinar se Kosovën e mbrojnë të tjerët. Është shumë pozitive dhe e mirë ekzistimi i KFOR-it në Kosovë. Kjo, sepse ka krijuar një siguri të mirë për Republikën. Megjithatë, kërkohet që edhe Kosova vetë të bëhet e zonja e vetë.

Republika pa një ushtri të aftë dhe të armatosur, nuk e garanton veten e vetë. Forcat e KFOR-it në një moment të caktuar mundë edhe të tërhiqen. Ato edhe mundë të mbesin në kazermë. Mundet, pra, mos të angazhohen në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Për këtë i duhet shtetit tonë një ushtri e aftë mbrojtëse. Qeveria e dinë se në çfarë gjendje është FSK-ja dhe si është e armatosur!  E dinë se a mund ta mbron vendin! Në buxhetin prej 100 milionë eurove nuk mund të armatoset FSK-a si duhet dhe të jetë e aftë për mbrojtje. Kosova e ka një buxhet dhe ato mjete në përmasa të duhura duhet të orientohen nga forcimi dhe modernizimin i FSK-së. Kësaj force ushtarake i duhen armë mbrojtëse kundër sulmeve eventuale ushtarake të shtetit serb.  Ukraina po tregon se pa armë nuk mbrohet vendi. Gjithashtu po tregon se mundë të shpërthen gjendje konflikti në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndoshta edhe në Malin e Zi dhe në Maqedoni, të shfrytëzohet dhe të eci në drejtim të konflikteve të armatosura. Kjo, vjen, kuptohet, nëse shtetit rus i intereson ndonjë konflikt tjetër. E këtu prinë Kosova në Ballkan, si konflikt më i nxehtë me shtetin serb. Urdhri për veprim ndaj Serbisë mundë të ipet në çdo kohë nga Rusia. Humbjet eventuale në Ukrainë, apo interesi strategjik rus,  mundë ta detyrojnë Kremlinin që të kërkoj front tjetër të luftës. E këtu më së afërmi është Ballkani i trazuar nga Serbia. Kosova është në ballë të konfliktit. Serbia mundet dhe në rast të urdhrit rus do ta shfrytëzon minoritetin serb në veri të Kosovës për  të vepruar me veprime kriminale, në mënyrë që organet e Kosovës të intervenojnë dhe të futet Serbia në luftë. Skenari si në Donezk dhe në Luhansk të Ukrainës për gjenocid ndaj rusve, mundë të shfrytëzohet nga Serbia për minoritetin serb, si gjenocid gjoja ndaj tyre,  dhe kështu agresioni ushtarak të fillon. Kështu mundë të veprohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Atje mundë të detyrohet Republika Serbe që ta shpalli pavarësinë dhe të futet Serbia në mjetet e blinduara. Këto skenarë janë të logjikshme në mendjen e neofashistëve serbe dhe ruse. Këtej i takon Kosovës që mjetet e rezervuara nga mos investimet në infrastrukturë dhe në fusha tjera, të orienton në armatosjen e FSK-së. Koha nuk pret. Mjete financiare ka. Me ato duhet blerë armë. FSK -ja kërkohet të rritet me ushtar. Kosovës i duhen së paku 20 mijë ushtar të rregullt. E këtyre u duhen armë. Pa armë kundër aviacionit serb dhe raketave,  si dhe të sistemit raketor nuk mbrohet vendi. Nuk është koha për rrugë dhe për ura,  sepse ato bombardohen dhe shkatërrohen të parat, për fusha, për ndërtesa apo për objekte tjera, kundruall rëndësisë së madhe për të mbrojtur vendin. Pa një ushtri të aftë dhe të armatosur mirë asgjë tjetër nuk ka siguri në shtet. Çdo gjë humb, humb edhe jeta dhe pasuria, kur nuk kë ushtri të aftë mbajtës. Kosovës i duhet një FSK që vetëm për vetëm e mbron Republikën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".