Aksioni antikrim i Prokurorisë me lejet e ndërtimit të zgjerohet edhe në Prishtinë!

Aksioni antikrim i Prokurorisë me lejet e ndërtimit të zgjerohet edhe në Prishtinë!
Aksioni antikrim i Prokurorisë me lejet e ndërtimit të zgjerohet edhe në Prishtinë!

Dardan Grapci

  • 07 March 2022 - 07:40

Shkruan: Analist - Dardan Grapci

Ne si qytetar duhet ta mbështesin dhe përgëzojmë e policinë e Kosovës dhe Prokurorinë themelore ne Ferizaj për iniciativën për ta luftuar krimin e organizuar duke bere ndërtime qoftë ato pa leje apo edhe me leje të lëshuara por me ryshfet të korruptuara. Është koha që lufta kundër krimit e korrupsionit të mos ndalon por të vazhdon. Prishtina dhe komunat tjera më të mëdha të Kosovës duhet të jetë në qendër të vëmendjes, në top listën e hetuesisë së Prokurorisë Speciale në koordinim me prokurorët e prokurorive Themelore dhe njësitin e policisë kundër krimeve të rënda.

Aksioni BREZOVICA uroj te jete vetëm fillimi i arrestimit te atyre qe kane qene te përfshire në këtë rast por mnuk duhet të ndalohet me kaq , aksioni për krimin që ka ndodhur në fushën e ndërtimeve në Kosovë duhet të vazhdohet e të zgjerohet në të gjitha komunat, sidomos në qytetet e mëdha. Unë i bej apel gjithashtu Prokurorisë themelore ne Prishtinë që të heton të gjitha mandate e kaluara për lejet e lëshuara, që besoj shumë, se përqindja më e madhe e tyre do të dalin leje të lëshuara me ryshfet, jashtë standardeve të parapara, dhe të korruptuara. Po ashti duhet të zgjohet nga gjumi edhe Prokuroria themelore në Peje, qe sa me pare te filloje edhe aksioni i policisë ne Rugove, për shkak se Kryetari i Pejës po jep leje për ndërtimin e vilave ne çdo fshat te Rugovës ku ne këtë mënyrë po shkatërrohet edhe natyra.

Shpresoj qëkëta persona të dënohen me dënim tëmerituar e jo të lihen të lirë, gjithashtu ju bëj apel partive politike që këto aksione tëpolicisë mos ti politizojnë, por le ti ndihmojnë policisë që këtë dukuri ta vazhdojnë edhe në qytetet tjera tëKosovës, sepse vetëm të bashkuar mundë ta luftojmë krimin. Pra është më se e domosdoshme që aksioni i koordinuar Prokurorisë Themelore në Ferizaj me policinë e Kosovës, lidhur me aferën “BREZOVICA”, të jetë një shembull I cili duhet të ndiqet edhe nga nivelet tjera të Prokurorive, duke filluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe jo vetëm Themeloret, por edhe nga ajo Prokuroria Speciale dhe ajo e shtetit, për ti nxjerr në sipërfaqe të gjitha mega aferat e mëdha të krimit të organizuar të zhvatjes së buxhetit të shtetit nëpërmes tenderomanisë së kurdisur nga lidhjet politike dhe mafioze me grupet e interesit, sikur ajo që ka të bëjë me rastin Brezovica, e ku janë të involvuar zyrtar të lartë të shtetit, drejtues drejtorish në institucionet qendrore e lokale, por edhe figura të larta politike. Që në dhjetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës se bashku me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur aksionin “Brezovica”, ku deri tani nën pranga janë vënë rreth 30 persona, përfshirë këtu ish kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, zyrtarë tjerë të kësaj komune, e po ashtu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, nën pranga u vënë edhe pronar të kompanive të ndryshme ndërtimore. Aksioni “Brezovica” kishte filluar më 21 dhjetor të vitit 2021, ku rezultuan të arrestuar 10 persona, në mesin e tyre ishte edhe ish kryetari i Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë të kësaj komune. Ish kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dyshohet se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

Aksionit “Brezovica” e nxjerr policinë dhe prokurorinë në veprim edhe më 6 janar 2022 ku janë arrestuar edhe 10 persona, ndërkaq për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit, në mesin e tyre ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri. Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjatë zhvillimit të hetimeve, nga të dhënat financiare që janë siguruar nga bankat që posedojnë të pandehurit dhe familjarët e tyre, janë ngrirë rreth 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale. Pas 22 personave që u arrestuan në dy aksionet e mëhershme, Policia vazhdoi aksionin edhe me 3 mars, ku janë bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Nga të shtatë personat e arrestuar, tre prej tyre janë ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. Është koha që lufta kundër krimit e korrupsionit të mos ndalon por të vazhdon. Prishtina dhe komunat tjera më të mëdha të Kosovës duhet të jetë në qendër të vëmendjes, në top listën e hetuesisë së Prokurorisë Speciale në koordinim me prokurorët e prokurorive Themelore dhe njësitin e policisë kundër krimeve të rënda.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".