
Lexoni edhe:
Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë një tjetër gjeneral rus
Shkruan:Analist- Skënder Mulliqi
Plane së si më ndërhy në veri të Kosovës, Serbia ka hartuar rregullisht pas përfundimit të luftës. Edhe pse janë zhvilluar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella siç që u quajtën, ky shtet gjithmonë ka punuar në dy plane , atë të diplomacisë dhe në planin që më ndonjë aksion të shpejt ushtarak ta bën faktike ndarjen e Veriut të Mitrovicës më shumicë serbe, nga jugu. Gjatë kësaj periudhe presidenti Vuçiq, mbajti kontakte të rregullta politike më presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë një tjetër gjeneral rusLexoni edhe:
Të kthehemi pak mbrapa. Serbia së ka pretendime territoriale edhe pasi që u largua më luftë nga Kosova, flasin faktet se ajo nuk e pranojë pavarësinë e Kosovës, nuk kërkojë falje për vrasjet dhe dëmet e luftës në Kosovë, që i kishte shkaktuar Millosheviqi. Se nuk ka hequr dorë nga agresioni i mundshëm ushtarak ndaj Kosovës, gjithashtu fletë e dhëna së Serbia , nuk e hoqi nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë përbërëse të saj. Prandaj, ky shtet edhe e instrumentalizoj minoritetin serbe në Kosovë, për qëllime ekspansioniste, duke e mbajtur veriun gjithmonë pezull më inskenime te ndryshme të dhunës, më rebelime , deri në kërcënime më luftë që bëri kohën e fundit Vuçiqi, duke pru forca ushtarake në kufij të vendit. Sigurisht së këto plane lufte janë duke u bërë së bashku më Rusinë e Putinit. Dihet fakti së gjatë kësaj kohe disa here janë parë edhe oficerë rus në kufi më Kosovën me forcat ushtarake serbe. Nga ky kënd duhet shikuar edhe deklaratën e publicistit nga Amerika, Ukë Lushi, ku sipas shërbimeve të inteligjencës , po bëhen përgatitje nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar veriun e Kosovës. Pas intervenimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë sikur këto planë të përbashkëta ruso serbe janë intensifikuar, për të shpërndarë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor. Se ka mundësi të një luftë të re në rajon janë duke u shprehur edhe qarqet e ndryshme të larta politike në Evrope, dhe nga analistët e ndryshëm. Shumë po mendojë që për të pamundësuar një ndërhyrje ushtarake të Serbisë, duhet që Kosova të pranohet në NATO,gjë që Vulin pranimin eventual të Kosovës në NATO, e quajti luftë, kur dihet së anëtare e NATO-së, është edhe Mali I Zi e Shqipëria. Kjo gjë do të rriste sigurinë e Kosovës. Unë mendoj së Kosova është një rast krejt tjetër nga Ukraina, edhe pse Putin rregullisht është duke e bërë krahasimin Ukrainë –Kosovë. Në këtë situatë të krijuar duhet një mobilizim dhe unitet i të gjithë spektrit politik në Kuvend, dhe mbarë shqiptarëve , për ti dal zot vendit në rast të një lufte , të cilën nuk duhet përjashtuar. Kosova dihet së është projekt edhe ndërkombëtar, dhe së edhe më Marrëveshjen e Kumanovës NATO merr detyrime ndaj çdo kërcënimi me luftë ndaj Kosovës. Nëse konflikti ushtarak nga Ukraina zhvendoset edhe në rajonin tonë, mendoj së kjo do të ishte një luftë e re botërore, kur dihet së Rusia dhe Serbia përmes Dodikut, do të tentojnë shkëputjen e Republika Srpska nga BH-ja, dhe së do të shfrytëzohen edhe serbët ,në Mal të Zi, për intervenim edhe në këtë republikë. Këto zaten janë zotimet që dalin nga “Bota Ruse” dhe nga “Bota serbe”, se aty ku jeton një rus dhe një serb duhet të jetë edhe tokë e tyre! Besoj së këto pretendime raciste të Putinit dhe të Vuçiqit do të ndalen nga Bota Perëndimore dhe nga Amerika.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".