Kosova po rrezikohet nga grupet e bashkuara të interesit kundër Kurtit

Kosova po rrezikohet nga grupet e bashkuara të interesit kundër Kurtit
Kosova po rrezikohet nga grupet e bashkuara të interesit kundër Kurtit

Faik Krasniqi

  • 28 March 2022 - 13:58

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Sa i përket opozitës tonë dhe shumë medieve e banalistave, këta të fundit do të ishin mase të gëzuar nëse Serbia do ta pushtonte Kosovën, vetëm e vetëm që t'i thonë Albin Kurtit: Ti nuk je i aftë për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia. Aq larg shkon idiotizmi i tyre. Nuk e kanë hallin e Kosovës.

Serbia bënë kërcënime sepse është e përkëdhelura e perëndimit, e sidomos e Bashkimit Evropian. As lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës dhe pozicionimi i saj pro Rusisë, duke mos vendosur sanksione siç bënë shumica e shteteve, nuk e bindi perëndimin që Serbia nuk ndryshon dot. Largimi i saj nga Rusia po tentohet të bëhet në kurriz të Kosovës. Por Serbia nuk shkëputet aq lehtë nga Rusia, vetëm në rast se kjo e fundit e bënë një gjë të tillë.

Pse ne të paguajmë çmimin e saj. As nuk e kuptoje pse po tentohet me çdo kusht që ato zgjedhje të mbahen në Kosovë. Serbia me asnjë çmim nuk do të pranonte zgjedhje të Kosovës apo të ndonjë shteti tjetër në territorin e saj. Perëndimi duhet të ketë pozicionim sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, dhe jo anim siç po bëjnë dhe kanë bërë edhe më herët. Mund të themi që Rusia me që ka qenë në anën e Serbisë edhe ka ndodhur kjo përkëdhelje e perëndimit ndaj Serbisë, por me fillimin e luftës në Ukrainë, Rusia ka rënë nga loja si lojtar i 12 saj. Atëherë pse perëndimi nuk po e shfrytëzon këtë gjë për ta përmbyllur këtë çështje, dhe Serbia të hiqte dorë nga ëndrra e saj për ta pasur ose kontrolluar prapë Kosovën. Kemi mbetur as andej as këndej.

Nëse pranojmë një Asociacion me kompetenca ekzekutive ashtu siç po kërkon Serbia dhe po përkrahët nga perëndimi, shteti i Kosovës edhe ashtu i brishtë do të bëhej një banana Republikë. Sa i përket opozitës tonë dhe shumë medieve e banalistave, këta të fundit do të ishin mase të gëzuar nëse Serbia do ta pushtonte Kosovën, vetëm e vetëm që t'i thonë Albin Kurtit: Ti nuk je i aftë për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia. Aq larg shkon idiotizmi i tyre. Nuk e kanë hallin e Kosovës. Kam thënë edhe më herët. Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj etj, janë vetëm individ dhe përfaqësues politik. Sot janë nesër s'janë në skenën politike. Kosova është shumë e shumë më e madhe se këta. Albini nesër mundë të mos jetë kryeministër. Bëhet dikush tjetër. Nuk është fundi i botës, por jo të mendosh keq për vendin tënd për shkak të urrejtjes ndaj një individi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".