Titullarët e lartë në sistemin e drejtësisë, KPK dhe KGJK, të zhvishen nga superprivilegjet e pamerituara!

Titullarët e lartë në sistemin e drejtësisë, KPK dhe KGJK,  të zhvishen nga superprivilegjet e pamerituara!
Titullarët e lartë në sistemin e drejtësisë, KPK dhe KGJK,  të zhvishen nga superprivilegjet e pamerituara!

Hasan Preteni

  • 29 March 2022 - 12:19

Shkruan: ANALISTI – Hasan Preteni

Qeveria duhet t’i fillon procedurat për ndryshimin e legjislacionit më shumë ndryshime dhe me mohimin e të drejtave-privilegjeve të ish titullarëve të institucioneve të drejtësisë ( Kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorëve të shtetit).Në fund duhet theksuar së këtyre hipokriteve e mashtruesve përveç pensioneve të përhershme këta do të kenë edhe privilegje tjera si zyra,asistente,automjete zyrtare dhe vozitës. Të gjitha këto duhet të rishikohen me urgjencë: të Ndryshohet dhe definitivisht VETEM MERITOKRACIA të vihet në vend.

-Trimëria pas betejës dhe fjalët pas Kuvendit, nuk kanë peshë. Në fund të mandatit " po ju del gjumi" e kinse po flasin për punë dhe pengesat që i kanë pasur gjatë mandatit. Nuk është hera e parë ku titullarët e institucioneve të drejtësisë që në fund të mandatit flasin për problemet që i kanë pasur gjatë mandatit.

Hipokrizi e llojit të vetë. Ishte ish kreu i Gjykatës Supreme i cili pas përfundimit të mandatit pati deklaruar se " Policia po i prishe provat dhe se vendimet po merren me prova të tilla, edhe këto prishje të provave janë me përqindje rreth 70% "

Kështu tani edhe ky ish kryeprokurori po pohon së gjykatat nuk janë duke i trajtuar me seriozitet rastet që këta kinse po i procedojnë" Nuk ju mjaftuan mandatet enorme që të veprojnë, kritikojnë dhe avancojnë por flasin në fund. Gjatë mandateve po i shërbejnë politikës duke e injoruar në tërësi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Perkundrazi keta ia bene Avokatine krimit gjate mandatit te tyre!

Tani pasi fjalët i ruajtën për në fund duke tentuar të lënë përshtypje kinse pozitive. Nuk ishin dhe nuk janë serioz. Këta tani do t’i " gëzojnë" produktet e mospunës duke marrë pensione të përhershme edhe atë duke i 'falënderuar" politikës se inkrminuar. Pensionet e larta janë edhe jologjike, joligjore dhe jo të merituara.

Qeveria duhet ti fillon procedurat për ndryshimin e legjislacionit më shumë ndryshime dhe me mohimin e të drejtave-privilegjeve të ish titullarëve të institucioneve të drejtësisë ( Kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorëve të shtetit) Në fund duhet theksuar së këtyre hipokriteve e mashtruesve përveç pensioneve të përhershme këta do të kenë edhe privilegje tjera si zyra,asistente,automjete zyrtare dhe vozitës. Të gjitha këto duhet të rishikohen me shume urgjence nga Qeveria e Kuvendi dhe me urgjencë të ndryshohen dhe definitivisht VETEM MERITOKRACIA të vihet në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".