Lidhja e mëtejme e drejtësisë me krimin nuk guxon të tolerohet, sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial urgjentisht duhet të spastrohen!

Lidhja e mëtejme e drejtësisë me krimin nuk guxon të tolerohet, sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial urgjentisht duhet të spastrohen!
Lidhja e mëtejme e drejtësisë me krimin nuk guxon të tolerohet, sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial urgjentisht duhet të spastrohen!

Muhamet Kelmendi

  • 14 April 2022 - 07:46

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

E keqja këtu është se shumë punë që kryejnë nga gjyqtarët dhe prokurorët është në kundërshtim me ligjin dhe natyrisht e ndaluar për tu kryer ato punë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Ua ndalon ligji dhe natyrisht se është kundër detyrës dhe etikes që kanë. Në sistem të drejtësisë ata janë të punësuar për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndarë drejtësinë. Për atë paguhen me paga jashtëzakonisht të larta. Të ardhurat personale shkojnë deri në 2500-3000 Euro në muaj. Dhe këto paga këtyre nuk u mjaftojnë! Ndërsa, duke punuar kështu, vijnë me punën e tyre në kundërshtim edhe me drejtësinë në vend,

-Çështja e përfitimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me etikën e prokurorit dhe të gjyqtarit është dukuri që e kanë dhe po e kryejnë shumë nga ata që punojnë në sistemin e drejtësisë. Pozita si anëtar i KGJK-së a KPK-së, si gjyqtar dhe prokurorë ka bërë që ata të kryejnë detyra të ndryshme brenda orarit të punës dhe në kundërshtim me Ligjin mbi konfliktin e interesave, në subjektet e ndryshme që janë objekt i "hetimeve" të ndryshme kriminale dhe gjyqësore. Kështu kemi të punësuar nga këta nëpër firma të ndryshme, nëpër shkolla profesionale dhe në shumë kolegje të Kosovës, nëpër organizata civile që nuk u dihen nga vinë financat etj.

Puna e tyre kërkohet edhe nga shoqata gjoja shkencore, fetare, "analitike" dhe në shërbime të ndryshme. Ka gjithashtu që punojnë edhe në shërbime të shërbimeve të ndryshme shumë të rrezikshme dhe të dëmshme për vendin. Elementët e tillë nuk kanë fare kulturë dhe etikë. Ata nuk respektojnë ligjet. Për ta është çdo gjë vetëm paraja. Ajo qëndron mbi interesat e shtetit. Ndaj nuk është fare çudi për të dhënat që tregojnë se nga KGJK dhe KPK, nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme mbi 70% marrin punë jashtë punës së tyre zyrtare.

E keqja këtu është se shumë punë që kryejnë nga gjyqtarët dhe prokurorët është në kundërshtim me ligjin dhe natyrisht e ndaluar për tu kryer ato punë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Ua ndalon ligji dhe natyrisht se është kundër detyrës dhe etikes që kanë. Në sistem të drejtësisë ata janë të punësuar për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndarë drejtësinë. Për atë paguhen me paga jashtëzakonisht të larta. Të ardhurat personale shkojnë deri në 2500-3000 Euro në muaj. Dhe këto paga këtyre nuk u mjaftojnë! Ndërsa, duke punuar kështu, vijnë me punën e tyre në kundërshtim edhe me drejtësinë në vend.

Ka subjekte private që tërësisht mund ta kontrollojnë sistemin e drejtësisë dhe tërë pushtetin. Ka edhe ministra dhe zëvendëskryeministra, këshilltar etj. që punojnë në të njëjtën kohë nëpër institucione private. Angazhohen në kolegje, në institucione private civile, në organizata dhe shoqata civile jo qeveritare etj. Ata i gjejmë në çdo "analizë" që bëhet nga shtetet e mekanizmat e ndryshëm.

Faktet e tilla tregojnë se Kosovës domosdo i duhet një spastrim i thellë i sistemit të drejtësisë në tërësi. Këtu nuk bënë punë vetëm Ligji mbi spastrimin e sistemit të drejtësisë, por duhen edhe masa për të ndëshkuar veprimet e tilla, të cilat e devijuan ligjin dhe shkatërruan shumë sistemin në tërësi. Natyrisht se këta njerëz janë të fortë. Mjafton vetëm një ditë të shkosh nëpër vendet e punës dhe shikon se sa prej tyre gjenden në vendin e punës!

Nëpër gjykata dhe nëpër prokurori ikin ata nga puna. Nuk gjinden aty. Ata gjenden në sektorin privat, gjoja në analiza e duke kryer punë të ndryshme. E dëmshmja është se edhe puna e tyre është e dyshimtë dhe shkon ndeshur me interesat e punës publike dhe etikën juridike të punës që e kryejnë dhe me vetë institucionet e shtetit. Këtu nuk është fjala vetëm për punë të drejtë dhe ligjore, por për punë të dyshimtë dhe shumë konfliktuoze. Këtej nuk kanë guxim organet e shtetit, si institucionet e luftimit të dukurive antishtetërore, të intervenojnë. Ata janë të fortë sepse shërbimet e tyre janë në interes të subjekteve të jashtme që kanë shume financa dhe ndikim në vend. Këto subjekte po i futin në zbatim interesat e tyre politike dhe këtej edhe njerëzit e gjykatave dhe prokurorive e ndiejnë veten të fortë.

Ata janë aktualisht të paprekshëm në punën që e kryejnë.

Lidhshmëria në mes tyre është e fortë. Gjyqtari mbron gjyqtarin, kolegun, subjektin dhe prokurorin. E prokurori e mbron kolegun dhe mikun që i ka ndihmuar. Pra, janë shumë të lidhur dhe është e rëndë thyerja e këtij zinxhiri të lidhshmërisë së tyre. Po shteti nuk mund t'i toleroj më. Është koha e fundit që duhet të intervenohet dhe masat e përgjegjësisë të thellohen. Kësaj pune i ndihmon shumë Ligji mbi spastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Këtu e kemi Ligjin mbi konfliktin e interesave dhe atë duhet vënë në jetë. Nuk duhet lejuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, te organeve të pushtetit, të ministrave etj. nëpër institucione private e organizata gjoja civile po shume të dyshimta e të rrezikshme për shtetin. Ekzistimi i qindra organizatave civile në vend, me qindra shkolla dhe firma që nuk u dihet puna; shumë kolegje dhe firma të ndryshme nuk jetojnë vetëm me punë të pastërta. Kosova nuk ka kapacitete. Kosova nuk është vend me 10 a 15 milion banor që të kemi numër të tillë të organizatave civile dhe të shollave e të kolegjeve. Është mbushur vendi me analistë! Jo. Ato financohen nga burimet e dyshimta dhe këtu nuk duhet lejuar punën e këtyre subjekteve të dyshimta dhe të rrezikshme. Nuk duhet lejuar ministrin, gjykatësin a prokurorin të punon nëpër kolegje dhe institucione civile. Me punën atje vetëm dëme i sjellin sistemit të drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".