Është koha për të vepruar kundër Serbisë dhe shpifjeve monstruoze të porositura në raportin e Dick Martyt

Është koha për të vepruar kundër Serbisë dhe shpifjeve monstruoze të porositura në raportin e Dick Martyt
Është koha për të vepruar kundër Serbisë dhe shpifjeve monstruoze të porositura në raportin e Dick Martyt

Muhamet Kelmendi

  • 16 April 2022 - 17:08

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Aktualisht po del gënjeshtër Raporti i Dick Martyt. Me këtë e humbi edhe të drejtën juridike për ekzistimin e Gjykatës Speciale në Den Hag. Faktet bindin se asgjë e trilluar nga Dick Marty nuk po qëndron. Ato po dalin si trillime monstruoze të pushtuesit serb. Tamam veprime kriminale të njëjta si tash në Ukrainë. Vriten me mijëra civil nga bombardimet ruse dhe akuzohen ukrainasit si vrasës.

-Në çështjen kombëtare dhe të shtetit kemi një qeveri tërësisht të pa konsoliduar sa duhet dhe të pa aftë, sidomos në drejtim të punës për forcimin e Republikës. Jo vetëm tash, por që nga koha kur u muar pushteti, Qeveria Kurti vetëm po akuzon për të kaluarën dhe në këtë anë nuk ka lënë mjet pa përdorur. Ministrja e Jashtme e Kosovës në Kuvend i deklaron vendimet që i ka nxjerr, kryesisht të fushës së largimit nga puna të diplomatëve dhe të zyrtarëve të MPJ-së dhe të ngarkimit me punë të të tjerëve. Qeveria deri më tash nuk pati asnjë sukses në arenën ndërkombëtare.

Tash kur është hapur mundësia për të vepruar kudër Raportit të Dick Martyt dhe atij personalisht lidhur me krimet e UÇK-së, përsëri e tërë Qeveria e Kurtit heshtë. Nuk kemi asnjë veprim. Z.Gervalla po kënaqet duke i akuzuar luftëtarët e UÇK-së dhe të kaluarën 20 vjeçare dhe fare nuk merret me pozitën e Kosovës dhe të shtetit tonë në botë. Ka shumë fakte pozitive për aktivitetin e Kosovës në Evropë dhe përtej oqeanit. Këtu duhet përmendur:

1. Agresioni rus në Ukrainë,

2. Qëndrimi serb ndaj Rusisë për agresionin rus dhe

3. Rasti i Dick Martyt.

Të tri këto çështje po kalohen pa suksese.

Kosova nuk bëri kërkesë për anëtarësim në NATO. Nuk bëri kërkesë për statusin e kandidatit në BE. Nun po vepron në qendrat ndërkombëtare për interesin e shtetit dhe asnjëherë nuk e vuri në spikamë rastin Dick Marty. Serbia e dëshiron të vrarë Dick Martin. Ka përgatitur edhe aksione dhe masa që Kosovën për ta akuzuar si vrasës të Martyt. Po Kosova heshtë! Aksioni i bërë nga Serbia kundër Dick Martyt është i rëndësisë së veçantë, sepse tregon që Serbia me Rusin janë furnizuese me gënjeshtra për raportin e Dick Martyt. Tregon karakterin e shtetit neofashist. Këtë e ka thënë Kosova edhe në të kaluarën. Por, nuk arriti apo ishte e dobët në mbrojtjen e të vërtetës së luftës së UCK-së. Aktualisht po del gënjeshtër Raporti i Dick Martyt. Me këtë e humbi edhe të drejtën juridike për ekzistimin e Gjykatës Speciale në Den Hag. Faktet bindin se asgjë e trilluar nga Dick Marty nuk po qëndron.

Ato po dalin si trillime monstruoze të pushtuesit serb. Tamam veprime kriminale të njëjta si tash në Ukrainë. Vriten me mijëra civil nga bombardimet ruse dhe akuzohen ukrainasit si vrasës. Edhe në Kosovë u vranë me dhjetëra e mijëra shqiptarë. U vranë fëmijë, gra dhe burra, të rinj e të reja pleq e plaka dhe nuk kemi përgjegjësi të shtetit serb. Kjo nuk shkon. Qeveria e Kosovës ka fakte të mira aktualisht për ta akuzuar Serbinë. Ka fakte mbi vrasjet, masakrat dhe përdhunimet masive të femrave shqiptare. Këtë po e vërtetojnë edhe më shumë trillimet monstruoze të Dick Martyt. Prandaj duhet ti themi vepro Qeveri. Lëri konfliktet e brendshme. Mjaftë me akuza ndaj të kaluarës. Merru me çështjet vitale dhe bëje punën në arenën ndërkombëtare. Kjo është detyra e Qeverisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".