Arritja e marrëveshjes me Serbinë nuk është çështje që varet nga Kosova

Arritja e marrëveshjes me Serbinë nuk është çështje që varet nga Kosova
Arritja e marrëveshjes me Serbinë nuk është çështje që varet nga Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 04 May 2022 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tani më po dihet dhe po shihet botërisht që arritja e marrëveshjes përfundimtare nga dialogu me shtetin serb nuk është çështje që varet vetëm nga Kosova. Në këtë ane ndikojnë shume faktor. Veq shteteve të ndryshme të BE-së dhe më gjërë, ndikim vendimtar ka qëndrimi i Beogradit mbi Kosovën.Ne vazhdimisht po i ndëgjojmë Deklaratat e Presidentit të Serbisë, kryekriminelit Vuçiq, që thotë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo është një fakt që tregon se çështja e arritjes së marrëveshjes mbetet dhe është vetëm te Serbia nëse nuk merr rol ndikues faktori ndërkombëtar, shtetet perëndimore.

-Serbisë edhe me ia dhënë pjesën e veriut nuk do e njeh shtetin e Kosovës. Shtetin serb nuk e ndal as formimi i Asociacionit Serb sepse Serbia po e konsideron Kosovën si territor serb. Për këtë arsye Kosova është e sanksionuar në preambulën e Kushtetutës serbe si territor i shtetit serb. Edhe emrin nuk ia kanë ndërruar. Ka mbetur në normat kushtetuese serbe dhe quhet "Kosova i Metohija". Në këtë kuadër, BE-ja po dëshmohet se akoma ka një qëndrim ledhatues ndaj shtetit serb. Ka shtete që edhe e armatosin me armë dhe e përkrahin në raport me Kosovën. Në kuadër të Bashkimit Evropian janë edhe 5 shtete që janë në anën e Serbisë dhe nuk po e njohin Kosovën. Ndihmë të madhe po merr shteti serb kryesisht nga Rusia dhe Kina. Këto dy shtete po e armatosin dhe po e mbrojnë shtetin serb. Këto shtete, duke e mbështetur Serbinë, edhe në OKB po e ndalin çdo iniciativë që dërgon te zgjidhja e konfliktit të Kosovës me shtetin serb. Kjo gjendje e ka forcuar shumë Serbinë. Serbia po e kërcënon paqen. Nuk i lënë minoritarët serb të integrohen në shtetin e Kosovës. Minoritarët serb po keqpërdoret dhe po i shtyjnë në veprime kriminale. Madje këta i detyruan të ndërmarrin edhe akte terroriste kundër Policisë së Kosovës.

Ndikimi i Serbisë tek minoritar e këtij komuniteti shtrihen kudo, edhe në Kuvendin e Kosovës dhe nëpër komuna dhe në administratën e shtetit po e refuzojnë Republikën. Në këto kushte është larg, shumë larg arritja e marrëveshjes me shtetin serb. Pa një presion të qëndrueshëm ndaj shtetit të Serbisë nga faktori ndërkombëtar, nga BE dhe SHBA, është pritje iluzore që të besohet se do të ketë marrëveshje gjatë këtij viti, por është e pa besueshme që do të arrihet edhe në vitin tjetër. Gjithë politikën e vetë të brendshme dhe të jashtme, Republika e Serbisë po e orienton kundër shtetit të Kosovës, duke lobuar dhe duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për ti dëmtuar interesat e Republikës së Kosovës. Këtë angazhim kriminal diplomatik të Serbisë kundër shtetit të Kosovës duhet ta ndali vetë faktori ndërkombëtar, duke përfshirë këtu presionin nga SHBA dhe nga BE-ja. Emisarët dhe zyrtarët e BE-së por edhe ata të SHBA-ve që po angazhohen në procesin e dialogut me Serbinë duhet ti bëjnë presion të vazhdueshëm për ta disiplinuar shtetin serb, përndryshe nuk mundë të ketë marrëveshje, por mundë të rrezikohet edhe paqja nëse përfundimisht ndikohet nga dominimi i ndikimit rus.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".