Ekspertët e Komisionit të Venedikut zbarkojnë në institucionet e Republikës për inspektimin e fundit rreth draftit final të Ligjit VETTING

Ekspertët e Komisionit të Venedikut zbarkojnë në institucionet e Republikës për inspektimin e fundit rreth draftit final të Ligjit VETTING

Gani Qarri

  • 21 May 2022 - 17:08

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Nëse çdo gjë ecë sipas planeve të parapara, kjo do të jetë vizita e fundit në Prishtinë e delegacionit të Komisionit të Venedikut, për finalen e konsultave dhe rekomandimeve rreth Ligjit Vetting, zgjidhjen e nyjës 6 mujore të pritjes, për miratim të ligjit në Qeveri dhe procedimit të amendamenteve në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që më në fund, të marr rrugë procedura parlamentare e shqyrtimit në të dyja leximet, dhe ligji për Vettingun të finalizohet para shkuarjes së deputetëve në pushimet verore.

-Anëtarët e Komisionit të Venecias, me të arritur në vizitën treditore për konsulta me të gjitha institucionet dhe organizatat që afektohen me jetësimin dhe monitorimin e zbatimit të ligjit Vetting në Kosovë, në mungesë të kryeministrit, takimin e parë konsultativ, e kanë zhvilluar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Albulena Haxhiu. Dhe që nga dita e parë e vizitës së tyre, Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe grupi i hartuesve të dokumenteve, e kanë njoftuar raportuesen Mc Morrov me punën e deri tanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias të cilat ua kishin rekomanduar dhe dërguar në vizitën paraprake, sipas kërkesës së Ministrisë së drejtësisë.

Ndaj delegacioni i Komisionit të Venecias i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrou dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dürr, kanë filluar takimet e ngjeshura konsultative me qëllim që të diskutohen draft Amendamentet Kushtetuese për çështjen e Vettingut, draft Opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e ligjit të Vettingut si tërësi. Gjithashtu raportuesja e komisionit të Venecias është njoftuar edhe me procesin e hartimit të Ligjit për vlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu ka premtuar se, sapo të jetë gati dhe përkthehet, edhe drafti i ligjit, menjëherë do të dërgohet para Komisionit për vlerësim. Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu, ka përmendur me theks të veçantë nevojën që ka i gjithë sistemi i drejtësisë në Kosovë për Vetting të thellë dhe të gjithanshëm,që është edhe kërkesë e shoqërisë në Kosovë, pikërisht për shkak të prezencës së korrupsionit masiv, që siç është konstatuar edhe në draft opinion, është përhapur në gjithë sistemin e drejtësisë.

Dhe me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për ndryshime ligjore, pa futjen e Vetting-ut, çdo gjë ka ngelur në të vjetrën dhe pa rezultate konkrete, për shkak të mos funksionimit të mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtar dhe prokurorë, avaz i cili duhet të marrë fund urgjentisht. Përndryshe ashtu siç edhe është raportuar, takimi ka qenë shumë konstruktiv dhe në frymë mirëkuptimi, për çka në fund Zëvendëskryeministri dhe Ministrja e kanë falënderuar përzemërsisht Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për Opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe legjislacionin në fushën e sundimit të ligjit.

Nëse çdo gjë ecë sipas planeve të parapara, kjo do të jetë vizita e fundit në Prishtinë e delegacionit të Komisionit të Venedikut, për finalen e konsultave dhe rekomandimeve rreth Ligjit Vetting, zgjidhjen e nyjës 6 mujore të pritjes, për miratim të ligjit në Qeveri dhe procedimit të amendamenteve në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që më në fund, të marr rrugë procedura parlamentare e shqyrtimit në të dyja leximet, dhe ligji për Vettingun të finalizohet para shkuarjes së deputetëve në pushimet verore. Kështu që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e drejtësisë, janë zotuar nga ana e tyre, se sa i takon aspektit procedural të shqyrtimit dhe miratimit të Ligjit Vetting, ai do të përmbyllet gjatë këtij viti, për të filluar nga zbatimi dhe dhënia e rezultateve fillestare, para fundit të këtij viti me vazhdim në vitin vijues e tutje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".