Të zbulohen dhe ndëshkohen tregtarët e çertifikatave të veteranëve të rrejshëm, eprorët e korruptuar dorë e zgjatur e krimit të organizuar

Të zbulohen dhe ndëshkohen tregtarët e çertifikatave të veteranëve të rrejshëm, eprorët e korruptuar dorë e zgjatur e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 28 May 2022 - 16:58

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Çështja e veteranëve tani një kohë është bërë një tabu temë, sepse është një temë e prekshme e cila e shqetëson masën për të bërat nëse dikush zbulohet se ka lëshua certifikata të rrejshme të veteranëve dhe për atë që konstatohet se është veteran i rrejshëm ky është një super skandal. Nëse shoqëria e jonë dëshiron të merret me këtë temë, duhet i bëjë presion më të madh Prokurorisë Speciale që njëherë e përgjithmonë të filloj ta hulumtoj dhe hetoj këtë çështje, ashtu si duhet, dhe njëherë e përgjithmonë të jep fund këtij hulumtimi, e jo të ripërsëritet kjo çështje çdo muaj apo në tre katër muaj. Ai epror që është korruptuar duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe ta merr dënimin e merituar.

Zvarritja në pafundësi i fillimit të hetimit të detajuar të skandalit me listat e veteranëve, e humb efektin e vlerës kjo çështje, dhe mund të devalvohet sikur po ndodhë edhe tani me „veteranët e rrejshëm“. Shoqëria e jonë dhe institucionet për luftimin e krimeve në përgjithësi kanë edhe më shumë probleme të tjera negative me të cilat duhet të merren. Për të gjitha çështjet, si tema të hulumtimeve që ndodhin, duhet të ketë veprime vendimmarrëse dhe të kryhen njëherë e përgjithmonë ato veprime kriminale nëse konstatohen si të tilla, dhe nëse nuk dëshmohen si vepra të tilla kriminale, atëherë nuk duhet që pakufi ato dyshime të ripërsëriten por çështja e atyre hetimeve duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë.

Në rastin e veteranëve tani duhet të hulumtohet më shumë se kush nga eprorët ( meqenëse ata e kanë pasur kompetencë ti lëshojnë ato certifikata) kanë lëshuar certifikata të rrejshme, për ata që fare s’kanë qenë të mobolizuar apo pjesëmarrës në luftë, dhe nëse konstatohet dhe argumentohet për ata epror se iu kanë nënshkruar ato certifikata të rrejshme për ato qëllime që vetë ata i dinë, ndaj tyre duhet të ngritën procedura gjyqësore si organizator të këtij lloji të krimit të organizuar, si dhe të konstatohet qëllimi kryerjes së këtij lloji të këtij krimi, dhe ndaj tyre të ndërmerren masa edhe më rigoroze, dhe në këtë mënyrë njëherë e përgjithmonë të kryhet ky proces që po zgjatë tani e shumë vite.

Listat e „veteranëve të rrejshëm“ që janë përgatitur deri më tani e sipas bisedave dhe komunikimeve se kush i ka hulumtuar që ka ardhur deri te një konstatim i tillë, nuk mund të llogariten apo të konstatohen si çështje e kryer, sepse ato lista të atyre „veteranëve të rrejshëm“ për një kohë të konsiderueshme vetëm kur kane dalë në opinion dhe me ato lista është njoftue populli, hiq pa e ditur se janë bërë hulumtimet për ato lista të „rrejshme të veteranëve“ e që ishte dashur që s’paku të zhvillohet një bisedë informative me ata persona që i kanë nënshkrua ato lista të veteranëve, dhe bash edhe nga ata epror që i kanë nënshkruar disa nga ato listat e veteranëve janë shpallur si „veteran të rrejshëm“ prandaj shtrohet pyetja si një epror që i ka nënshkruar ato lista të veteranëve me u shpall „veteran i rrejshëm“ kurse ushtarët që i kanë marrë ato certifikata të veteranëve nga ata eprorë të vazhdojnë të jenë veteran të vërtetë, prandaj verifikimi i këtyre listave është i dyshimtë dhe është dashur të kryhet në një mënyrë më bindëse edhe me fakte të argumentohen ata persona të dyshimtë nëse kanë ekzistuar, dhe nga kjo bisedë kanë mundur të zbardhen edhe shumë çështje që kanë mbetur të pazbardhura, prandaj nga këtu del konstatimi se me këtë shpallje të këtyre listave është bërë një ngutje dhe është punuar disi me dyshime, sepse ai epror që i ka nënshkrua me kompetenca ato certifikatat e veteranëve të tërë, si është e mundshme me i nënshkrua nëse nuk ka qenë ai i mobilizuar dhe në ato formacione ushtarake, dhe s’paku është dashur ai prokuror që e ka përpilua listën që të bisedoj me atë epror që i ka nënshkrua ato lista të veteranëve me kompetencë, mbasi e ka pasur mundësinë e nënshkrimit të atyre certifikatave të veteranëve.

Prandaj nga këtu mund të dyshohet se edhe përbrenda eprorëve paska pasur tendenca dhe montime të qëllimshme për devalvimin e tyre si personalitete, prandaj situata e krijuar në përgjithësi lidhur me veteranët e luftës tani është tallje e llojit të vetë me ligjin, nga gjyqtarët e lidhur me mafio politikën, edhe në rastin e trajtimit të veteranëve të rrejshëm të cilët edhe pse po hetohen e zbulohen me një proces hetimi shumë burokratik, po gjykohen dhe dënohen me gjoba simbolike me kusht, por nuk po ndiqen dhe nuk po ndëshkohen eprorët të cilët janë korruptuar dhe kanë ndikuar në fryrjen e listave trefishimin e numrit të veteranëve dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit.

Rasti më freskët është ai i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka dënuar me burgim me kusht të pandehurin, veteran të rrejshëm i cili ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës. Sipas Gjykatës, M.U. më datë 7 mars të vitit 2018 ka shkuar në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq i Skenderajt. “Më datë 07.03.2018 në Mitrovicë, në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe Viktimave Civile, ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq, Certifikatën e veteranit të luftës me numër L4/7965 të datës 20.04.2016”. Tutje Gjykata bën të ditur se i dyshuari kishte me vete edhe vërtetimin e Zyrës për Çështjen e personave të dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emrin e tij edhe pse i njëjti nuk gjendej në listën e veteranëve, e as që ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së.

Dokumentacionin e siguruar kështu me kërkesë për pensionin e veteranit e ka dorëzuar në zyrën e cekur, pra ka përdorur dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë”, thuhet tutje në aktgjykim. Mirëpo edhe pse në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera, Gjykata ka shqiptuar ndaj M.U. dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Krejt çka ka bërë gjykata në këtë rast është se të akuzuarit ia ka konfiskuar Certifikata e Veteranit- Luftëtar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vërtetimi i Veteranit Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lëshuar nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk i është shqiptuar dënim efektiv me burg, as përdoruesit të dokumentacionit të falsifikuar dhe as nuk është marr fare me personin i cili e ka pajisur me dokumente fallco, ndonëse i ditur dhe i zbuluar për gjykatën dhe opinion, por pa hetuar nga Prokuroria, amnistuar dhe i pa ndjekur e pa gjykuar për rastin e zbuluar me dosje të plotë të falsifikuar. Ky fakt sikur u spjegua më lartë e dëshmon lidhjen ashiqare të drejtësisë me krimin e organizuar, derisa nuk nxirren në bankën e të akuzuarave edhe “fabrikuesi” i dosjes me dokumentacion të falsifikuar, sepse ekzisto dyshimi i bazuar që nga i njëjti “fabrikues mundë të jenë edhe me dhjetëra apo qindra kandidat të tjerë me status të veteranit të rrejshëm, që duhet të hetohen dhe listat të pastrohen, prandaj edhe po hasë në rezistencë të madhe kërkesa e kryeministrit Kurti për hetim të plotë të këtyre listave që nga fillimi, që të përfitojnë vetëm meritorët dhe të mos përfitojnë mashtruesit që u bënë veteran të rrejshëm me blerje të statusit dhe certifikatave të prodhuara nga tregtimi i tyre që burimin e kanë në lidhje me krimin.

Nëse fillohet nga fillimi i spastrimit të këtyre listave të veteranëve, atëherë s’paku duhet që ata që i verifikojnë duhet të zhvillojnë bisedat dhe hulumtimet me ata të cilët i kanë nënshkruar ato certifikata të tyre dhe në bazë të asaj shihet dhe nënkuptohet se a kanë qenë veteran të vërtetë, sepse edhe për nënshkrimin e atyre certifikatave në dosjet e tyre kanë ekzistuar edhe dokumentacione të ndryshme të tyre e sidomos shkrime dhe autobiografi se nga janë kur kanë filluar stërvitjet, kënd e kanë pasur epror, në të cilat ushtrime kanë marrë pjesë, nga cili vend kanë ardhur në ato formacione, cili ishte eprori i drejtpërdrejtë i tij etj, dhe në bazë të këtyre të dhënave lehtë konstatohet veterani i vërtetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".